Ish pjestare te TMK ne proteste
Mbi 200 ish-pjesetare te Trupave Mbrojtese te Kosoves protestuan para nderteses se Qeverise, ku kerkuan qe te rishqyrtohet vendimi per mospranimin e tyre ne Forcen e Sigurise. Nderkohe, pas nje takimi qe zhvilloi me ministrin e FSK-se, Fehmi Mujota dhe kryetarin e Komisionit parlamentar per Siguri, Rrustem Mustafa, Keshilli organizativ i ish-pjesetareve te TMK-se vendosi ta nderprese protesten. Perfaqesuesit e ketij keshilli, i cili perfaqeson ish-pjesetaret e TMK-se, qe mbeten jashte Forces se Sigurise te Kosoves, kane marre premtime nga ministri Mujota se testet do te rishikohen edhe njehere. Ata po ashtu kane marre premtime se te henen do te priten edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, per te diskutuar lidhur me kete çeshtje.