Vazhdon operacioni per gjetjen e peshkatarit
Vijojne kerkimet per personin e trete nga Vlora qe ka humbur ne det. Forcat kroate detare po kerkojne per te gjetur te vetmin e zhdukur nga gomonia e vogel. Deri me tani, ende nuk ka asnje gjurme nga Niko Golaj. Gjate se premtes u gjet dhe mjeti i vogel, me te cilin Romeo Pulizo dhe Niko e Spiro Golaj kishin dale ne det te hapur. Kerkimet e nisura gjate se martes u shtrine ne Shqiperi Mal te Zi e Kroaci, por vetem gjate se enjtes ato u perqendruan ne Kroaci. Fillimisht u gjet i gjalle Romeo Pulizo, me pas nje prej vellezerve Golaj, fatkeqesisht i pajete. Te premten ne afersi te Dubrovnikut u gjet dhe mjeti lundurues. Kerkimet vazhdojne ne det dhe toke, pasi ka shpresa qe personi i trete i zhdukur te kete dale me not ne breg. Sipas familjareve tre vlonjatet kishin dale ne det gjate se dieles per peshkim, por dyshohet qe ata te kene kryer dhe trafik lendesh narkotike ose armesh drejt Italise. Do te jete deshmia e te mbijetuarit Romeo Pulizo qe do te zbardhe ngjarjen.