Ish-presidenti Mesiç kërcënohet me vdekje
ZAGREB- Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç ka marrë gjatë ditëve të kaluara kërcënime me vdekje, me postë dhe nëpërmjet Facebook-ut, ndoshta nga grupe ekstremiste dhe nacionaliste serbe.
''Vdekje Stipe Mesiçit'' është emri i një grupi të shfaqur në Facebook janarin e kaluar, kur Mesiç ishte ende president i Kroacisë, që u hoq dje pas një serie denoncimesh.
Ky grup kishte rreth 5 000 anëtarë, ndërkohë që gjatë ditëve të kaluara Mesiç ka marrë edhe disa letra kërcënuese, që i ka denoncuar në polici.
''Nuk kam frikë, bëhet fjalë për idiotë të lidhur me falangat nacionaliste serbe, disa letra më kanë ardhur edhe nga nacionalistë dhe neofashistë kroatë'', tha Mesiç duke shtuar se, nëse bëhej fjalë për neofashistë kroatë dhe serbë, atëhere kjo tregonte se ish-presidenti ishte ''në rrugën e duhur''
(e.n/BalkanWeb)