Mungon prodhimi vendas, qytetarët përballen me cmime të larta
TIRANE- Cmimet e larta të ushqimeve mbeten një problem i përhershëm për konsumatorët edhe në këtë periudhë të vitit kur tregjet duhet të furnizoheshin me prodhim vendi e me cmim më të leverdisshëm. Por kjo nuk po ndodh dhe qytetarët po përballen me cmime të kripura, vecanërisht të frutave dhe perimeve.
“Cmimet janë rritur në kulm, nuk mundemi ti përballojmë” shprehen qytetarët.
Tregtarët thonë se prodhimi vendas në treg mungon dhe ankohen për rënien e shitjeve, ndikuar kjo edhe nga cmimet e larta.
“Produktet janë kryesisht mall importi, cmimet janë po ato që kanë qenë por fuqia blerëse është shumë e dobët, njerëzit nuk kanë lekë” shprehen tregtarët.
Në mungesën e prodhimit vendas në treg kanë ndikuar edhe përmbytjet në zonën e Shkodrës, një problem ky i paralajmëruar nga ekspertët e bujqësisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)