E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, aksidentohet rëndë një 31- vjecar

DURRëS- Aksident me pasojë plagosjen rëndë të drejtuesit të një motociklete ka ndodhur sot në Durrës pranë zonës së Plazhit në sektorin Iliria. Një mjet tip Fiat me targa të Tiranës 6538 P, është përplasur në rrugën e plazhit me një motocikletë, me targa Sh 110 D, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motocikletës 31 vjecari Alban Mrruku.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip Fiat, Arben Saliasin. Paraprakisht dyshohet se shkak i një aksidenti të tillë, është bërë shpejtësia e madhe e të dyja mjeteve, ndërsa ky është aksidenti i 4 me motorr që shënohet në harkun kohor të një jave në qytetin e Durrësit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›