Papandreu u bën thirrje qytetarëve: Ruani qetësinë
ATHINE- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu u ka bërë thirrje qytetarëve grekë që të jenë të matur e të ruajnë qetësinë.
“Greqia ka nevojë për kohë dhe për qetësi që të ndërmarrim reforma të thella. Gjithcka duhet të ndryshojë në mënyrë që ekonomia të rimëkëmbet” ka pohuar kryeministri grek.
Sipas Papandreut , po ndërmerren vendime të rëndësishme dhe vendimtare për të ardhmen e Greqisë por dhe për të ardhmen e Europës.
Deklaratat e kreut të qeverisë greke erdhën gjatë një takimi me përfaqësues të partisë së tij.
Ndërkaq, zv.presidenti i Bankës Qendrore, Papademos ka deklaruar gjatë një mbledhje në Bruksel se Greqia duhet të rrisë produktivitetin dhe të forcojë strukturat e dobëta.
Greqia pranoi të premten mekanizmin ndihmës të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe aktualisht është në bisedime. është e rëndësishme që programi ekonomik të përgatitet nga Komisioni Europian, FMN dhe BE sëbashku me autoritetet greke.
(e.n/News24/Balkanweb)