E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-presidenti i Bregut te Fildishte para kapitullimit

Politikisht Laurent Gbagbo ka marre fund. Sipas informacioneve te Ministrise se Jashtme franceze ish-presidenti i Bregut te Fildishte gjendet ne nje bunker nen seline e tij ne Abixhan.

Kapitullimi i Gbagbos fare prane

Me sa duket trupat e fituesit te zgjedhjeve Alassane Ouattara se bashku me helikopteret ushtarake te misionit te OKB-se ONUCI dhe me njesite franceze i kane dhene atij nje goditje vendimtare. Loja e pergjakshme per pushtet ne Bregun e Fildishte duket se ka mbaruar. Ministri i jashtem francez Alain Jupp tha dje ne Paris se kapitullimi i Gbagbos eshte ne prag

Aktualisht po negociohet me Gbagbon dhe familjen e tij lidhur me pyetjen kur dhe si mund te largohen nga vendi. Se bashku me Kombet e Bashkuara ne kerkojme qe para largimit te pushteti Gbagbo te nenshkruaje nje dokument ne te cilin ai njeh Alassane Ouattaran si fituesin e zgjedhjeve presidenciale te nentorit 2010. Per kete ne do ti garantojme Gbagbo pacenueshmeri fizike. Se bashku me autoritetet ivoriane misioni i OKB-se ONUCI do te vendose per hollesite e terheqjes se Gbagbos.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mbajtje e pushtetit me cdo kush - ish presidenti ivorian Gbagbo nuk pranon humbjen ne zgjedhje. Gbagbo refuzon te njohe fituesin e zgjedhjeve presidenciale Ouattara

Por Gbagbo nuk do qe ti diktohet gje. Ne nje interviste me telefon me stacionin televiziv francez LCI ish-presidenti qe linte nje pershtypje se qe i lodhur tha se nuk do ta pranonte kurre si fitues te zgjedhjeve Ouattaran.

Ouattara nuk i ka fituar zgjedhjet. shte fare e thjeshte Por cben ai Ai ben aleance me ushtarake te huaj - si mund te cilesohet seriozisht fitues legjitim i zgjedhjeve dikush i cili mberrin ne pushtet ne kete menyre me puc

Gbagbo tha ne interviste se eshte i habitur se si ne kryeqytetet e huaja luhet poker mbi te ardhmen e nje vendi. Por ne te vertete eshte ai qe e ngre piacen per te behet fjale per kushtet me te mira te mundshme te nje largimi nga pushteti. Laurent Gbagbo

Une nuk jam pilot kamikaz. Besoj qe jam i gatshem te vdes por nuk jam martir. Kur te vije vdekja vjen por ajo nuk eshte synimi im.

Nderkaq ne metropolin ekonomik Abixhan eshte kthyer njefare qetesie gati nuk degjohen me te shtena. Gjeneralet e Gbagbos kane negociuar nje armepushim me Kombet e Bashkuara. Ushtaret nder ta edhe njesite elite te Gbagbos thuhet se iu jane dorezuar trupave te paqes te OKB-se.

Autor Alexander Gbel / Elert Ajazaj

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›