E Shtunë, 31 Tetor 2026

IAEA Konferenca e sigurise ne Vjene

Konventa hyri ne fuqi me 24 tetor 1996 dhe eshte nenshkruar deri tani nga 72 shtete. do tri vjet ne Vjene kryhet nje verifikim i zbatimit te saj. Te henen 04.04. filloi ne Vjene takimi i peste i ketij lloji.

Shefi i Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore IAEA japonezi Yukiya Amano mbetet i bindur se bota do te kete nevoje edhe ne te ardhmen per energji atomike kjo megjithe lajmet e renda nga atdheu i tij. Megjithate puna nuk duhet te vazhdoje sikur nuk ka ndodhur asgje tha ai. Shqetesimet e miliona njerezve ne te gjithe boten per sigurine e fuqise atomike duhen marre seriozisht. Respektimi i rrepte i standardeve nderkombetare te sigurise dhe transparenca e plote ne kohe te mira dhe te keqia kane rendesi jetesore per te fituar besimin publik ne fuqine atomike.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Uje me radioaktivitet derdhet ne det Fukushima

Situata ne Fukushima mbetet shume serioze deklaron Amano. Detyre paresore mbetet edhe me tej venia nen kontroll e krizes dhe stabilizimi i reaktoreve. Por sipas shefit te Organizates se Energjise Atomike Ne duhet te nisim qe te reflektojme per procesin dhe ta vleresojme ate

Nje rast i mire per kete do te ishte teorikisht Konferenca e Verifikimit te Konventes per Sigurine Atomike konference e cila filloi te henen. Konventa hyri ne fuqi ne tetor 1996 dhe deri tani mbetet dokumenti i vetem me peshe ne kete fushe. Synimi i saj eshte nder te tjera krijimi i standardeve te njesuara nderkombetare ne centralet atomike dhe masa te mjaftueshme per parandalimin e rasteve te emergjences.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Per shtetet nenshkruese- deri tani 72- Konventa permban detyrimin qe ne nje here ne tri vjet te paraqesin nje raport nacional per venien ne jete te synimeve. Diskutimi i hollesishem i ketyre raporteve gjate takimeve te verifikimit synon ti sherbeje qellimit qe te gjitha shtetet te respektojne standarde te larta ne sektorin berthamor edhe permes njefare presioni ndaj shteteve te tjera pjese te marreveshjes.

Megjithate standardet e sigurise te formuluara ne Konvente dhe procedurat e miratimit kane vetem nje karakter stimulues sic shprehet IAEA. Venia ne jete ne praktike mbetet ceshtje e shteteve te vecanta dhe as mund te kontrollohet as te imponohet. Edhe ne rastin e Japonise IAEA mbetet e varur nga informacionet e qeverise japoneze.

Autor Jrg Pass/ Auron Dodi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›