E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-pronaret: Do te krijojme parti

Del ne skene ideja e krijimit te nje partie politike qe te perfaqesoje ish-pronaret. Madje pretendimi i tyre shkon me tej, teksa paralajmerojne se do te jene te perfaqesuar dhe ne Kuvendin e Shqiperise, pikerisht aty ku behen ligjet, me argumentin e mbrojtjes se interesave te tyre. Pas zhgenjimit 18-vjecar nga politika pronaret mendojne se ka ardhur momenti ta marrin vete ne dore situaten ne Parlament. Shoqata "Pronesi me drejtesi" nuk perjashton idene e krijimit te nje partie, qe do te perfaqesoje interesat e kesaj kategorie ne legjislativ. Kryetari i shoqates se ish-pronareve "Pronesi me Drejtesi", Reshit Vorpsi hedh idene e nje partie te re parlamentare, e cila do te perfaqesoje ne Kuvend interesant e kesaj shtrese, qe prej vitesh ka kerkuar te drejtat e saj. "Ka ardhur nje moment qe pronaret duhet te jene te perfaqesuar. Ky eshte nje mendim qe e ka e gjithe shoqata, madje edhe kryesia e shoqates. Ky eshte problemi, dhe eshte natyrale qe ne te mbrojme interesat tona, pronaret shqiptare te mbrojne interesat e tyre brenda strukturave ligjvenese", theksoi ne nje deklarate per media, Reshit Vorpsi, sekretar i shoqates "Pronesi me Drejtesi". Sipas tij, kjo reforme e rendesishme per ta, ka deshtuar dhe nga ky zhgenjim i madh merr spunto ideja e krijimit te nje partie, e cila do te mbroj interesat e ish-pronareve. Ne kete kuader, perfaqesuesi i kesaj shoqate, Vorpsi deklaron se ky vendim ka ardhur edhe nga mosbesimi te asnjera nga partite e medha PS dhe PD ne lidhje me perfundimin e kesaj reforme te rendesishme, si dhe zhgenjimi nga politika shqiptare per 18 vjet me radhe. "Nje reforme pronesie qe ne fund te fundit eshte projektuar nga vullneti i te dy partive te medha qeverisese. Sepse asnjera nuk mund te thote qe fajin e ka tjetra. Ato te dyja bene nje reforme te tille te pronesise. Fakti qe sot detyrimi qe ka shteti shqiptar kundrejt nesh eshte i permasave shume te medha, do te thote qe reforma eshte e deshtuar", ka qene deklarata e djeshme e perfaqesuesit te larte te shoqates se ish-pronareve, Vorpsi. Prej kohesh perfaqesuesit e ketyre shoqatave kane shprehur kontestimet e tyre ne lidhje me kete reforme, e cila per ta nuk zgjidh asnje nga kerkesat e tyre, te cilat kane te bejne me kthimin dhe kompensimin e pronave. Madje ata nuk kane munguar te paralajmerojne se ankesat e tyre do te shkojne deri ne gjykaten e Strasburgut ne rast se nuk arrijne te marrin pronat e tyre. Propozimi i tyre ka qene konkret, teksa nepermjet 12 pikave kane kerkuar ndryshimin e ligjit te pronave.

Ambicia

"Ka ardhur nje moment qe pronaret duhet te jene te perfaqesuar. Ky eshte nje mendim qe e ka e gjithe shoqata, madje edhe kryesia e shoqates. Ky eshte problemi, dhe eshte natyrale qe ne te mbrojme interesat tona, pronaret shqiptare te mbrojne interesat e tyre brenda strukturave ligjvenese", tha kreu i shoqates "Pronesim me Drejtesi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›