Ish-pronaret: Do te krijojme parti per te hyre ne Kuvend
Kryetari i shoqates se ish-pronareve "Pronesi me Drejtesi", Reshit Vorpsi hedh idene e nje partie te re parlamentare, e cila do te perfaqesoje ne Kuvend interesant e kesaj shtrese, qe prej vitesh ka kerkuar te drejtat e saj. "Ka ardhur nje moment qe pronaret duhet te jene te perfaqesuar. Ky eshte nje mendim qe e ka e gjithe shoqata, madje edhe kryesia e shoqates. Ky eshte problemi, dhe eshte natyrale qe ne te mbrojme interesat tona, pronaret shqiptare te mbrojne interesat e tyre brenda strukturave ligjvenese", theksoi ne nje deklarate per media, Reshit Vorpsi, sekretar i shoqates "Pronesi me Drejtesi". Sipas tij, kjo reforme e rendesishme per ta, ka deshtuar dhe nga ky zhgenjim i madh merr spunto ideja e krijimit te nje partie, e cila do te mbroj interesat e ish-pronareve. Ne kete kuader, perfaqesuesi i kesaj shoqate, Vorpsi deklaron se ky vendim ka ardhur edhe nga mosbesimi te asnjera nga partite e medha PS dhe PD ne lidhje me perfundimin e kesaj reforme te rendesishme, si dhe zhgenjimi nga politika shqiptare per 18 vjet me radhe. Prej kohesh perfaqesuesit e ketyre shoqatave kane shprehur kontestimet e tyre ne lidhje me kete reforme.