Kampionet hakmerren ndaj Beselidhjes
Beselidhja-Tirana 0-2
Shenues: Duro 22’, Arapi 69’
Tirana e Astrit Hafizit nuk ndalet, madje e sheh veten befasisht ne vendin e katert, teksa ne Lezhe kunder Beselidhjes, kampionia ne fuqi realizoi fitoren e kater rresht, nderkohe qe nuk njeh humbje qe prej 10 javesh. Takimi i djeshem ndaj lezhjaneve eshte mbyllur me fitoren e paster te tyre ne shifrat 2-0. I pari qe ka shenuar ne kete ndeshje, ka qene Klodian Duro, i cili perseri me nje goditje te lire rreth 30 metra larg portes, arrin te tunde rrjeten kundershtare. Pas tij ka qene dhe Florenc Arapi, qe dyfishon rezultatin dhe duke e vulosur ate. Perballjet me Beselidhjen ne kampionatin e 69-te tashme jane barazuar. Lezhjanet kane fituar ne “Qemal Stafa” dhe bardheblute ne fushen e tyre.
Tiranen tashme e pret nje sfide e veshtire, pikerisht ajo kunder Beses. Kujtojme qe me te ajo ka marre humbjen e fundit ne kete kampionat. Gjithashtu, kjo perballje ka dhe nje gje tjeter interesante, ata do te kene perballe ish-trajnerin e tyre, Sulejman Staroven, i cili eshte hequr nga donatoret e Tiranes ne javen e 3-te te kampionatit, pikerisht ne ndeshjen e humbur kunder Skenderbeut. Te dyja palet ne kete perballje do te kerkojne maksimumin. Kurse lezhjanet, do te perplasen ne transferte me Vllaznine, kjo mund te quhet dhe nje derbi.