Ish-pronaret leter Topallit Kthejani pronen te zotit

Tirane 16 tetor NOA - Shoqata e se Shpronesuarve Pronesi me Drejtesi i ka derguar sot nje leter kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli lidhur me ceshtjen e ndeshkimit te komunizmit.
E firmosur nga kryetari i saj Rrapo Danushi kjo leter permban kerkesen qe kryeparlamentarja te angazhohet personalisht per te luftuar kancerin qe po shkaterron Shqiperine dhe kombin shqiptar sic e ka cilesuar ai ligjin 7501.
Krimet e komunizmit do te fillojne te jene efektivisht te ndeshkuara kur te kthehet fizikisht prona tek i zoti. Vetem atehere mund te deklarohet se Shqiperia ka nje sistem demokratik. Ne kerkojme nga ju dhe drejtuesit e shtetit vullnetin politik per te kthyer pronen tek i zoti per te zbatuar nenin 181 te Kushtetutes ne fuqi qe vazhdon te perdhoset. Korrigjimi i gabimeve te post-komunizmit me pronat e shtetezuara padrejtesisht nga komunizmi dhe paralel dhe demshperblimi per te perndjekurit nga Enver Hoxha eshte ne fakt ndeshkimi i komunizmit thuhet ne kete leter.
Duke shtuar se jane pushtetaret dhe politikanet shqiptare qe prej 19 vjetesh djegin dhe shkaterrojne Shqiperine ashtu si serbi Bogdanov dogji flamurin tone ne stadiumin e Xhenovas.
Ne perfundim letra shton se prej 19 vjetesh po zbatohen dy standarde ku ne te gjithe Shqiperine e veriut dhe ne afro 75 te vendit nga Tropoja Dibra Mirdita Mati etj. etj prona eshte kthyer tek i zoti.
n.e/NOA