Deputeti i Partise Socialiste dha shpjegime per akuzat qe ka leshuar publikisht. Prokuroria do ta therrase serish
Edhe pse publikisht para kamerave e gazetareve protagonisti i akuzave te fundit per shitjen e ish-ekspozites i thirrur ne prokurori eshte treguar sportiv ndersa tha se u ka qendruar thenieve ndryshe ka qene situata. Para hetuesve te cilet e kane marre ne pyetje ish-nenkryetari i Bashkise se Tiranes Eduard Shalsi nuk eshte ndjere i qete. Shume pyetjeve te hetuesve dhe prokuroreve ai nuk ka mundur tu jape pergjigje gje qe ka lekundur besimin ne prova te forta per akuzat e ngritura publikisht. Madje sipas burimeve te besueshme te Prokurorise i thirruri per te deshmuar nuk ka qene rehat por ka djersitur dhe ka pasur ankth. Marrja ne pyetje ka vazhduar per me teper se dy ore por ne fund i eshte komunikuar se do te thirrej serish. Rreth ores 10.40 ne Prokurori eshte paraqitur deputeti Eduard Shalsi per te deshmuar mbi hetimet e hapura nga prokuroria pas denoncimeve te opozites per afera korruptive me ceshtjet e privatizimit te ish-Ekspozites Shqiperia Sot. Me kerkese dhe ne respekt te institucionit te Prokurorise une u tregova i gatshem te tregoj gjithcka di ne lidhje me ceshtjet qe interesohej prokuroria. Ne jemi te angazhuar te ndihmojme institucionet qe te zbardhin disa ceshtje me interes publik. Ne do te vendosim ne dispozicion te prokurorise cdo njohuri tonen. Do ta inkurajoja prokurorine per detyren e saj per paanshmeri integritet dhe perfundim te hetimeve brenda afateve te caktuara nga ligji- tha Shalsi pas deshmise se dhene.
Nderkohe dje ne Prokurori u pyet edhe ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti i cili u paraqit ne institucion pas denoncimeve te bera ditet e fundit per kontrabanden e naftes.