Nishani ne Maqedoni Si e luftuam ne korrupsionin
Oher 16 tetor NOA - Ministri i Drejtesise Bujar Nishani mori pjese dje ne konferencen me temen Lufta kunder korrupsionit komente integruese mbi aktivitetet kombetare dhe nderkombetare zhvilluar ne Oher te Maqedonise e cila mbahet ne kuader te kryesise Maqedonase te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes.
Gjate fjales se tij Nishani prezantoi eksperiencen e Shqiperise ne lidhje me masat e marra per parandalimin e fenomenit te korrupsionit si dhe funksionimin e institucioneve Shqiptare ne penalizmin e subjekteve te perfshira ne korrupsion.
Gjate prezantimit te tij ai u ndal ne ngritjen dhe funksionimin e Qendres Kombetare te Regjistrimit QKR dhe Qendres Kombetare te Lincensimit QKL dhe reformen rregullatore te tyre ne modelin e Shqiperise ne implementimin 100 te prokurimeve ne rruge elektronike si masa te rendesishme per parandalimin e veprimeve korruptive nga administrata publike.
Nje prezantim te vecante iu be funksionimit te ligjit Antimafia si nje instrument i rendesishem ne goditjen e aseteve financiare dhe ekonomike te grupeve kriminale.
Nga ana tjeter ministri i Drejtesisepati takime te vecanta edhe me ministrin e Drejtesise se Kroacise Drazen Bosnjakovic dhe homologun maqedonas Mihajlo Manevski me te cilet u diskutuan ceshtje me interes te perbashket ne fushen e zbatimit te drejtesise.
Nga takimi qe pati me ministrin e Drejtesise se Kroacise Drazen Bosnjakovic u ra dakord per nenshkrimin e nje marreveshjeje ne fushen e ekstradimeve.
Konferenca konkludoi me nje deklarate te perbashket per angazhimin e te gjitha paleve per nje bashkepunim rajonal ne kuader te rekomandimeve te GRECO-s dhe Keshillit te Europes.
n.e/NOA