E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalon shinat e perplas treni

Nuk dihen arsyet pse nje burre i hutuar ka kaluar mbi shinat ne kohen kur po kalonte treni. Dyshohet se ai ka tentuar te vrase veten duke u hedhur para trenit por gjithsesi kjo mbetet per tu provuar. Sipas informacionit te policise se Durresit nje person ka humbur jeten dje paradite si pasoje e perplasjes nga treni. Ngjarja ka ndodhur ne Durres ne afersi te Shkembit te Kavajes. Viktima eshte nje person mashkull me moshe mesatare por mungesa e dokumenteve ne rrobat e tij e ka bere te pamundur identifikimin per momentin. Ende nuk jane sqaruar detajet i incidentit fatal nderkohe qe policia ka marre ne pyetje makinistin. Mendohet qe pakujdesia e qytetarit gjate kalimit te trenit te udhetareve ka sjelle dhe aksidentin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›