Ish-pronarët, lista e re e shpërblimit
07/05/2011 Fondi 56 milionë lekë ndahet mes 92 personave që marrin në dy këste nga 37% secili
AKKP: Nga e hëna kompensimi do të jetë disponibël në llogaritë bankare
Miratohet lista e re e përfituesve që përbëjnë grupin e katërt të ish-pronarëve që kompensohen, të cilëve u është prekur prona nga ndërtimet e paligjshme. Të hollat e kompensimit për secilin përfitues do të jenë në llogaritë bankare që prej ditës së hënë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njoftoi dje përfundimin e procesit të shqyrtimit të kërkesave të pronarëve që përfitojnë shpërblimin me këste.
Përfituesit
Këto kërkesa përfitojnë nga kësti i parë dhe i dytë i shpërblimit dhe së bashku këto këste janë në masën prej 37% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. “Në përfundim të këtij procesi, kësti i parë dhe i dytë i kompensimit është shpërndarë për 49 kërkesa të depozituara rishtazi në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Nga ky proces rezulton se përfitojnë një numër prej 92 pronarësh apo bashkëpronarësh, në shumën e përgjithshme prej 56 862 184,47 lekë. AKKP-ja njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare duke filluar nga data 09.05.2011”, - thekson kreu i AKPP-së, Elvis Çefa. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues janë të paraqitura në listën shoqëruese.
Gati lista e radhës
Pas kësaj liste Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të vijojë punën me pranimin e kërkesave të tjera për shpërndarjen e fondit të radhës sipas listës së emrave të miratuara tashmë. Sipas njoftimit të AKKP-së, procesi i aplikimit për shpërndarjen e fondit të kompensimit sipas VKM-së nr. 120, datë 17.02.2011 “Për shpërblimin e pronarëve dhe për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale” do të fillojë së shpejti për të gjithë subjektet e interesuara, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale. Bëhet fjalë për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqen totale prej 112 699.87 m², tokë truall, me vlerë të përgjithshme 1 256 137 435.22 lekë. Kjo sipërfaqe rezulton të jetë e zënë nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, të Gjirokastrës, të Lezhës, të Elbasanit, të Korçës, të Durrësit, të Fierit, të Beratit dhe të Shkodrës. Në zbatim të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duhet të ndryshojë në regjistrat e hipotekës kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar në pronësi të shtetit. Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit bazohet në vendimet e Këshillit të Ministrave ku është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar, në ligjin për legalizimin, urbanizimin e ndërtimeve pa leje, në ligjin për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave, si dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave të majit 2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale” të ndryshuar.