Ja hapat e bluve të Tiranës për të garantuar zgjedhjet
07/05/2011 Masat e policisë së kryeqytetit
TIRANË- Ashtu siç e ka peshën, policia e Tiranës doli dje në pararojë, kur parashtroi masat e bluve të kryeqytetit, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 8 majit. Kryepolici i Tiranës, Sajmir Muçaj, në një takim me gazetarët, fillimisht paraqiti të gjitha masat e marra dhe detyrat e policisë gjatë procesit dhe në fund shprehu edhe apelin e tij. Tirana, në këtë fushatë zhvilloi 204 tubime dhe takime elektorale, ku janë aktivizuar 1585 punonjës policie dhe janë vënë në shërbim gjithsej 355 automjete, teksa për në 8 maj do të dërgojë 280 policë në Fier dhe 115 në Berat. Sot, zv/drejtori i policisë së shtetit Mehmet Rrumbullaku pritet të paraqesë të gjithë planin e Policisë së Shtetit, i cili mesa duket do të ketë ngjashmëri me atë të bluve të kryeqytetit.
Përgatitja paraprake
Mes të tjerave Muçaj tha se “Policia e Tiranës ka hartuar dhe ndjekur Programin e Punës, si dhe Planin e masave për realizimin e detyrave të ngarkuara me ligj, jo vetëm për të si strukturë, por edhe për çdo punonjës policie që është angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për Organet e Qeverisjes Vendore 2011. Gjatë muajit mars-prill 2011 kryen trajnimin e 1724 punonjësve të policisë, për kryerjen e detyrave gjatë procesit zgjedhor. Në zbatim të përgjegjësive ligjore, është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit lista përfundimtare me 1069 punonjës policisë, që do të angazhohen me detyra për ruajtjen dhe sigurimin e 878 qendrave të votimit, 16 KZAZ/VNV, si dhe shoqërimin e komisioneve e materialeve zgjedhore nga qendrat e votimit për në Vendin e Numërimit të Votave. Në datë 07 maj 2011, ora 11.00’ në të gjithë komisariatet e policisë do të zhvillohet instruktimi i efektivave të policisë”.
Dokumentet që policët do kenë me vete
Çdo polic duhet të ketë me vete librin e xhepit me detyrat e punonjësit të policisë në procesin zgjedhor, dokumentin identifikimit sipas formatit të miratuar nga KQZ-ja, kopje model të Vendimit të Komisionit të Qendrës së Votimit për kërkimin e ndihmës nga Policia e Shtetit për rivendosjen e rendit në Qendrën e Votimit, kopje model të Vendimit të Komisionit të Qendrës së Votimit për largimin nga Qendra e Votimit të forcave të Policisë së Shtetit, kopje të Vendimit të Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), për kërkimin e ndihmës nga Policia e Shtetit për rivendosjen e rendit në Vendin e Numërimit të Votave (VNV), kopje model të Vendimit të KZAZ për largimin nga VNV të forcave të Policisë së Shtetit, kopje model të Procesverbalit për dorëzimin në KZAZ nga KQV të materialeve zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011 dhe numrin e telefonit të eprorit të drejtpërdrejtë dhe të sallës së drejtimit dhe koordinimit.
Detyra e policisë gjatë procesit zgjedhor
Në datë 07 maj 2011, punonjësit e policisë, do të marrin në ruajtje Qendrat e Votimit nga momenti i mbërritjes së materialeve zgjedhore në Komisionin e Qendrës së Votimit dhe do të largohen nga këto objekte në datë 08 maj 2011, kur Komisioni i Qendrës së Votimit fillon veprimet paraprake për çeljen e votimit, duke u vendosur më pas pranë Komisariateve/Stacioneve të Policisë apo Vendeve të grumbullimit të punonjësve të policisë, sipas planifikimit të bërë. Sipas kërkesës së KZAZ-ve, në periudhën kohore 20.00’ deri në orën 08.00 gjatë kohës kur KZAZ-të nuk janë në punë, janë marrë në ruajtje nga policia 16 KZAZ. Në datë 08 maj 2011, në orën 18.00’ do të merren në ruajtje 16 Vende të Numërimit të Votave, shërbim i cili do të vazhdojë deri në përmbushjen e detyrimeve ligjore nga KZAZ-të. Në orën 19.00’ të datës 08 maj 2011 punonjësit e policisë të planifikuar do të jenë pranë Qendrave të Votimit në pritje për shoqërimin e komisionit dhe materialeve zgjedhore nga KQV-të për në Vendet e Numërimit të Votave. Strukturat e Policisë Kriminale, më datat 07 dhe 08 maj 2011 do të qëndrojnë brenda institucioneve të policisë, ndërkohë që shërbimet e brendshme dhe sigurimi i objekteve do të kryhet vetëm nga këto struktura.
Apeli i Drejtorit të Policisë së Tiranës
Në fund Muçaj u shpreh se “Duke përfituar nga rasti, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë u kërkon mbështetësve apo simpatizantëve të subjekteve elektorale, që ditët në vijim dhe veçanërisht në ditën e votimit, të mos bëhen burim apo pjesëmarrës incidentesh të mundshme, por të qëndrojnë larg pasioneve të çastit. Policia në mënyrë rigoroze do të zbatojë ligjin, duke qenë e paanshme, institucion me neutralitet absolut, në rregullat e konkurrencës demokratike në zgjedhje. Çdo qytetar të denoncojë veprime të kundërligjshme, të individëve të veçantë, që pengojnë lirinë e tyre në ushtrimin e të drejtës së votës. Shpreh bindjen time, se qytetarët e Tiranës do tregojnë vlerat më të larta civile në ditën e votimit”.