Berisha: Më 8 maj plotësohet ëndrra për Tiranën evropiane
07/05/2011 PD mbyll fushatën në Tiranë, fjalime vetëm të kandidati për Tiranën dhe Kryeministri
Basha: Përjetova zgjimin e ëndrrave të fëmijërisë, Tirana ka nevojë për rizgjim
Partia Demokratike ka mbyllur dje fushatën elektorale me një miting madhështor të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Në mitingun e PD-së ra në sy një pjesëmarrje jo e vogël e anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe flamujt e PDIU-së, parti e komunitetit çam në Shqipëri, të dyja këto aleate të Partisë Demokratike dhe mbështetëse të kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë Lulzim Basha.
Basha
Më së shumti mitingu i djeshëm u përqendrua te fjala e dy personave, të cilët kanë dominuar fushatën elektorale në të gjithë vendin. I pari do të ishte kandidati për Tiranën Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja Aurela dhe vajza e tij katërvjeçare, Dafina. Në qendër të fjalës së Bashës ishte sërish qyteti dhe qytetarët, duke qëndruar larg retorikës politike. Sipas tij, Tirana nuk ka nevojë për lot dhe britma, por ka nevojë për punë dhe përkushtim. “Tirana ka nevojë për shumë dashuri. Përjetova një rizgjim të ëndrrave të mia më të forta. Larg qytetarëve kam fshirë edhe ndonjë lot të hidhur. Tirana ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat e shkolluara të bindur dhe idealistë. Shkova në çdo derë për të dëgjuar shqetësimet. Askush nuk mund të drejtojë pa dëgjuar. Kjo është ndarja mes kandidatit që ju dëgjon dhe njëri që çirret dhe dëgjon vetëm zërin e tij”, - tha Basha.
Berisha
Menjëherë pas fjalës së kandidatit Basha ka përshëndetur mitingun kryeministri Sali berisha. Pasi ka përmendur disa nga kandidatët kryesorë që sipas Berishës duhet të votohen ditën e nesërme, kryeministri është ndalur më së shumti te vota që duhet të japin qytetarët e Tiranës për kandidatin Lulzim Basha, i cili sipas tij do plotësojë ëndrrën e shqiptarëve për një kryeqytet të modernizuar dhe evropian. “Qytetarë dhe qytetare krenarë të mbarë Shqipërisë, ju bëtë realitet ëndrrën shekullore të lëvizjes së lirë. Ju bëtë që Shqipëria të jetë destinacioni turistik i globit. Shqiptar dhe shqiptare kudo që jeni, sot secili prej nesh ka vetëm një ëndërr Tiranën e zhvilluar, Shqipëria e zhvilluar, Tiranën europiane, Shqipërinë europianr. Qytetarë dhe qytetare vota për Lulzim Bashën është vota për të ndërtuar së bashku Tiranën jeshile, Tiranën e shëndetit”, - tha kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha u kërkoi të gjithë shqiptarëve të mbajnë së bashku zgjedhjet më të lira dhe më të ndershme në histori, pasi ato vulosin të ardhmen tonë. “Le të shkojmë në këto zgjedhje që mbahen në ditën e ngadhënjimit të lirisë dhe vlerave, në ditën e zotimeve tona ndaj vlerave. Le të nderojmë ne miqtë tanë që na mbështetën. Të vulosim të ardhmen tonë me votën e lirë”, - tha kreu i qeverisë.
Pjesëmarrja e lidershipit
Në tubimin e djeshëm u vu re dhe pjesëmarrje e të gjithë lidershpit politik të PD-së, i cili gjatë të gjithë kësaj kohe nuk është shfaqur në Tiranë. I pari që ka takuar dje kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës ka qenë zonja Jozefina Topalli dhe më pas anëtarët e tjerë të qeverisë - Bode, Pollo etj. Pak pas ardhjes së Bashës në miting ka mbërritur atje dhe kryeministri Sali berisha me bashkëshorten e tij Lirinë. Në takim u vu re dhe pjesëmarrja e aleatëve të PD-së, të cilët gjithsesi nuk ishin përfaqësuar në shumicë nga krerët e tyre, por ishin kujdesur për të dërguar simpatizantët dhe aktivistët. Ndërkohë duke filluar nga dita e sotme fillon dhe heshtja elektorale. Siç përcakton Kodi Zgjedhor, në ditën përpara zgjedhjeve ndalohet çdo lloj aktiviteti politik, ndërkohë që intensifikohet puna për komisionerët
Mediu: Basha alternative e Bashkisë, që siguron të drejtën e pronës
Partia Republikane ka mbyllur dje fushatën elektorale, gjatë së cilës ka bërë thirrje për të votuar kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” dhe Partinë Republikane. Në qendër të fjalës së Mediut ishte dhe një herë çështja e pronës, e cila sipas tij është një e drejtë e pamohueshme e çdo qytetari “cenimi i të drejtës së pronës është i paligjshëm dhe i pamoralshëm. Burrat e mëdhenj që formuan Amerikën ne deklaratën e pavarësisë theksonin se “ne republikanët besojmë në dinjitetin e individit të qytetarit se ne qeniet njerëzore kemi të drejtën të jetojmë të lirë, të gëzojmë të drejtat tona dhe të besojmë në atë që na motivon, jo sepse ndonjë individ apo qeveritë në thonë kështu, por sepse këto janë të drejta natyrore që na i ka dhënë Zoti. Kur hapëm fushatën, i kërkuam zotit Basha që ai si kryetar i bashkisë të shikonte thellë çështjen e pronës private. Dhe vizioni i tij tashmë për zhvillimin proporcional të saj, duke konsideruar interesat e pronarëve bazuar në një zhvillim të qëndrueshëm dhe plan urban dhe jo interesat pranë kryetarit dhe klaneve të tij është vizioni më i drejtë”, - tha Mediu.