Ish-pronarët, sot takim me Topin. Vorpsi: Kërkesat që do t‘i paraqesim
Megjithëse kanë kaluar 17 vjet nga krijimi i pluralizmit në Shqipëri, çështja e pronës ka mbetur një ngërç i pazgjidhur që po tërhiqet zvarrë nga njëra qeveri te tjetra. Shoqata "Pronësi me Drejtësi" ka zhvilluar shumë takime me zyrtarë të lartë, të cilëve u ka kërkuar ndihmë për një zgjidhje konkrete, por duket se zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët. Drejtuesit e kësaj shoqate duken të vendosur për të mos e lënë në harresë një problem kaq madhor. Ndaj prej kohësh ata i kanë bërë një kërkesë Presidentit të Republikës ku i kërkonin që të takoheshin me të për ta njohur më nga afër me shqetësimin e tyre. Kjo kërkesë duket se është pranuar nga kreu i shtetit, i cili sot, në orën 11:00, ka vendosur të presë në Pallatin e Brigadave drejtuesit e shoqatës "Pronësi me Drejtësi". Nga zyra e kreut të shtetit nuk bëhet publike ndonjë detaj rreth këtij takimi, i cili do të jetë i hapur për mediat. Por nga drejtuesit e shoqatës "Pronësi me Drejtësi", mësohet se ata do t‘i parashtrojnë Presidentit të Republikës të gjitha kërkesat e tyre, pjesa më e madhe e të cilave tashmë janë bërë publike. Sipas shoqatës së pronarëve, ata do të diskutojnë me Presidentin Topi rreth rrugëve që duhet të ndiqen për të zgjidhur këtë çështje kaq të ndërlikuar, si dhe do t‘i kërkojnë atij që të ndërhyjë me hapësirat që i jep ligji te qeveria dhe Kuvendi për ta zgjidhur këtë problem një herë e mirë.
Diskutimi për pronat
Përfaqësuesi i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Myrshit Vorpsi, i kontaktuar dje nga "Shqip", u shpreh se "gjatë takimit, do të këmbëngulim në qëndrimet tona, me shpresë se zëri do të dëgjohet diku". Sipas Vorpsit, shoqata "Pronësi me Drejtësi" i ka bërë të ditura mendimet e saj për çështjen e pronave, ligjet e miratuara nga qeveria, si dhe për procesin e legalizimeve. Sipas tij, procesi i kompensimit është ende i pambyllur dhe vazhdon. Problemi është se sot e kësaj dite, qeveria dhe shteti nuk bëjnë të ditur sesa detyrime i ka shteti pronarëve shqiptarë. Dhe pastaj të bëhet një bilanc deri në vitin 2014 sesi duhet të realizohet ky detyrim që ka shteti shqiptar kundrejt pronarëve. Është një detyrim që ka shteti dhe qeveria nuk duhet t‘i shmanget përgjegjësisë që ka. Qeveria ka një vit që e disponon shifrën sesa i detyrohet pronarëve dhe nuk e bën publike. Qeveria ka dështuar me kompensimin, por nuk e pranon. Ka dështuar shteti shqiptar dhe kjo është fatkeqësia. Të dyja forcat politike. Sepse kjo reformë që fali 560 mijë hektarë tokë, kuptohet që nuk mund të prodhojë. Sa më e madhe që të jetë fatura për kompensimin e pronarëve, aq më shumë dështon kjo nismë. Duhet ta kuptojmë qartë se reforma është e dështuar, sepse nuk mundet që shtetit të falë.
Diskutimi për legalizimet
Shoqata e pronarëve "Pronësi me Drejtësi" ka shprehur gjithashtu edhe rezervat e saj për ligjin e legalizimeve dhe krijimin e ALUIZNI-t. Për Vorpsin, ALUIZNI pretendon që do të futet në procesin e legalizimit 30 mijë hektarë truall, nga e cila një e treta, pra 10 mijë hektarë janë sipërfaqe toke që do t‘u kompensohen pronarëve, ndërsa pjesa tjetër figuron në shtet, por që patjetër që do të kërkojë një kompensim në një moment tjetër. Ai thekson me bindje se, ky ligj në vetvete përfaqëson edhe një grabitje të madhe dhe kjo grabitje në raport me pronën dhe pronarët konsiston në nenin 2 të ligjit të legalizimeve, ku thuhet se "fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet në ndërtimet pa leje të ngritura mbi trojet private brenda vijës së verdhë, por planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi pesë kate nga niveli zero". Duke e vlerësuar si të dështuar procesin e ALUIZNI-t, Vorpsi sjell një shembull vetëm nga Tirana. Sipas tij, sot e kësaj dite për kryeqytetin, mbahen në sirtar dy projekte, sepse kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ligjin e legalizimeve, nëse do të ishte miratuar ajo vijë e verdhë e Tiranës së madhe, patjetër që procesi i legalizimit nuk do të realizohej. Kjo do të thotë, që këtu po organizohet një vjedhje masive e sipërfaqes së tokës nën emërtimin e ligjit të legalizimeve.
Konstatimi
Shqetësimi i Presidentit: Pronat po vidhen
Çështja e pronave ka qenë gjithmonë shqetësuese për Presidentin e Republikës. Më 4 dhjetor të 2007-ës, Topi ishte i pranishëm në tryezën me temë "E drejta e pronësisë dhe statusi i kthimit të pronave", të cilën asaj kohe e shfrytëzoi për të bërë publik shqetësimin e tij. Kreu i shtetit, me tone mjaft të ashpra, vuri alarmin se pronat në Shqipëri po vidheshin çdo ditë dhe se shteti duhet të ndalonte urgjentisht këtë fenomen. Sipas Presidentit, babëzia e pronës ka arritur kulmin dhe kjo sidomos në qytetet e mëdha dhe në zonat bregdetare të vendit. Shqetësimi i Presidentit për vjedhjen që po i bëhej pronës nuk mbeti vetëm në kuadrin e deklaratave mediatike, por ai ngriti gishtin ndaj pushtetit, duke thënë se pas këtyre vjedhjeve fshihen zyrtarë të veshur me pushtet, si dhe të zgjedhur vendorë. Sipas Presidentit, babëzia për vjedhjen e pronave ka arritur kulmin dhe tashmë është përqendruar në bregdet, duke kufizuar e kthyer mbrapsht të gjithë investitorët e huaj, që duan të hedhin lekë në Shqipëri. Për të zgjidhur këtë problem, Topi theksoi se rruga e vetme është kontrolli i imtësishëm nga ekspertët dhe jo nga politika.