RTK ndërron logon, mbush 14-vjet

Televizioni i Kosovës, mbushi sot 14 vjet të themelimit.
Udhëheqësit e këtij institucioni publik vlerësojnë se gjatë 14 vjetëve është bërë punë e madhe, pavarësisht vështirësive që është përballur.
Në këtë përvjetor ka një ri-konceptim të kanalit të parë RTK 1, duke shtuar edhe kanale të reja.
RTK është duke u përgatitur edhe digjitalizimin, për të pasur platformën televizive, në mënyrë që njerëzit kudo në botë të shikojnë platformën e RTK-së.
Me ketë rast sot është ndërruar edhe logo e RTK-së./Indeksonline/