Ish-shefi i KGB-së, president i ri i Osetisë së Jugut

Komisioni zgjedhor tha se pasi të gjitha fletëvotimet janë numëruar nga zgjedhjet e së dielës, Leonid Tibilov ka fituar 54.12 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, David Sanakojev, fitoi 42.65 për qind.
Këto votime u mbajtën pasi Gjykata Supreme vendosi t’i anuloj zgjedhjet presidenciale të nëntorit, meqë liderja opozitare, Alla Xhiojeva, doli e para në zgjedhje.
Gjykata po ashtu ia ndaloj Xhiojevës që të marrë pjesë në garat presidenciale.
Osetia e Jugut, sikur edhe rajoni tjetër separatist i Gjeorgjisë, Abkhazia, e kanë shpallur pavarësinë në fillim të viteve të 90-ta.
Pas luftës së shkurtër ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, në vitin 2008, Moska i njohu këto dy rajone si të pavarura, por pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare nuk i ka njohur dhe i konsideron si pjesë përbërëse të Gjeorgjisë.