E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Kina të forcojë presionin mbi Korenë Veriore

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se do të vazhdojnë t`i kërkojnë Kinës që të bëjë presion mbi Korenë Veriore që të mos lansojë raketën e planifikuar.

“Po vazhdojmë që të inkurajojmë Kinën, që të bëjë krejt çka është e mundur. Kemi shpresa se ata do të vazhdojnë të përdorin ndikimin e tyre në orët dhe ditët në vijim”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland.

Koreja Veriore ka thënë se do të lansojë një raketë, e cila sipas këtij shteti, do të vendosë një satelit në orbitë.

Por, SHBA dhe shtetet tjera të Perëndimit, dyshojnë se qëllimi i lansimit nuk është ky, por ka të bëjë me ndonjë provë bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›