E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje në Jemen, 44 viktima

44 persona janë vrarë në përleshjet e sulmeve të militantëve të Al Kaidës në barrakat ushtarake në jug të vendit, bëjnë të ditur zyrtarë ushtarakë të Jemenit.

Sulmi ndodhi në provincën e tensionuar Abian, që është strehë e militantëve të Al Kaidës.

Banorët dhe zyrtarët thanë se 24 militantë dhe më shumë se dhjetëra ushtarë janë në mesin e të vdekurve.

Sulmi i së hënës vjen pas sulmeve ajrore të qeverisë që vranë militantët e Al Kaidës në jug dhe lindje të vendit gjatë fundjavës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›