Ish-shefi i MI6: Bler fabrikoi fakte për të justifikuar luftën në Irak
Londër – Ish-shefi i sherbimit sekret britanik MI6 ne kohen e Tony Blair-it, ka kercenuar se do te beje publike gjithe kronologjine e ngjarjeve qe cuan ne luften ne Irak. Sir Richard Dearlove 68 vjeç ne nje email derguar gazetes The Mail on Sunday ka thene se ai do te zbuloj detaje shperthyese per skandalin, nese ai nuk eshte dakort me konkluzionet e hetimit zyrtar Chilcot, per rolin e Britanise ne luften ne Irak.
Sir Richard, i cili ka ofruar te dhena sekrete per armet e shkaterrimit ne mase te Sadamit, te cilat zbukuruan argumentat e qeverise se ish- kryeministri Blair, ka rreth nje vit qe po shkruan versionin e detajuar te ngjarjeve qe cuan ne luften ne Irak. Ai kishte vendosur se do ti mbante sekret ato deri ne vdekje dhe me pas ato mund ti ofroheshin historianeve dhe publikut. Raporti prej 1 milione fjalesh per luften ne Irak pritet te jete kriritk per ish kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish shefin e tij te komunikimit Alastair Campbell. Burime prane Sir Richard, thone se nderkohe qe ai e pranon se nje pjese e informacioneve te sherbimit sekret britanik per armet e shkaterimit ne mase ishin te paskta, ai kembengul se raporti zyrtar duhet te identifikoje rolin qe ka luajtur Tony Blair dhe ish zedhenesi i tij Campbell ne informimin e raportimeve ne medias te cilat sugjeronin se Sadami mund te perdorte armet kimike per te goditur trupat britanike te stacionuara ne Qipro. Ishte ky pretendim qe e futi me pas Britanine ne rrugen drejt angazhimit te saj ushtarak ne luften ne Irak.
Z. Bler dhe zedhensi i tij vazhdimisht kane mohuar se kane bere deklarata dizinformuese per armet irakiane te shkaterrimit ne mase. Ish shefi i zbulimit Sir Richard i ka shkruar javen e kaluar kryeministrit aktual Cameron per deshiren per tu shkruar personalisht personave qe ka ndermend te kritikoj ku mesohet se edhe Tony Blair ndodhet ne mesin a tyre qe jane ne kete liste. Sir Richards me nje karriere mjaft te gjate ne sherbimin sekrete MI6 eshte kritikuar per marredheniet e tij mjaft te ngrohta me Blair ne ate kohe, qe ka qene e pazakonte per kreret e ketij sherbimi ne relatat e tyre me kryeministrat e kohës. As Alistair Campbell ish zedhenesi i Blair, as zyra e ish kryemeinistrit nuk kane pranuar te komentojne per median britanike per versionin e ish shefit te kunder-zbulimit britanik, Sir Richard Dearlove.
Arben Manaj/ Top Channel