Ish-të burgosurit, Gjykata e Tiranës vendos shpërndarjen e grevës së urisë
Greva e ish-të burgosurve ka hyrë sot në ditën e 26-të të saj, por Gjykata e Tiranës ka nxjerrë një vendim për shpërndarjen e saj.
Drejtoria e Policisë së Tiranës ka ngritur një padi ndaj grevës duke e cilësuar atë si të paligjshme, pasi sipas saj atje janë kryer vepra penale. Pa kësaj padie Gjykata ka vendosur largimin e tyre.
Grevistët e kanë dënuar ashpër urdhërin e gjykatës, ndërsa kanë parlajmëruar se nuk do të largohen prej çadrave. Ata kanë kërkuar që të mbështeten edhe nga qytetarët, por i kanë bërë thirrje edhe policisë që të mos i nxjerrë me dhunë.
Por pak minuta pas vendimit policia ka filluar negociatat me grevistët dhe kanë rënë dakord për shpërndarjen e tyre. Fillimish është larguar me ambulancë grevisti Fatmir Lamaj, ndërsa në vijim pritet të zhvendosen edhe personat e tjerë.
Sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është tepër e rëndë. Kanë kryesisht mungesë lëngjesh dhe kjo ndikon në furnizimin me oksigjen, gjithashtu kanë luhatje tensioni.
Ndërkohë në lidhje me këtë situatë reagime ka patur edhe nga Amnesty International, e cila i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë dialogun me grevistët.
Por si kryeministri Berisha, ashtu edhe Partia Demokratike kanë lënë të kuptohet se nuk do të ketë negociata pasi e ka kundërshtuar grevën. Madje ka patur sulme shumë të ashpra në drejtim të koordinatorit të grevës, Skënder Tufa.
/IDEA/