Ish-të përndjekurit: Nuk do dalim të gjallë nga greva, jo përdorim politik
TIRANE- Një ditë pas qëndrimit të kryeministrit Sali Berisha se nuk do të ketë negociata me ish-të përndjekurit politikë, 18 grevistët u shprehën dje se “nuk lëkunden nga kërkesat e tyre ekonomike dhe politike”.
Të irrituar nga deklarata e kreut të qeverisë ata thanë se “jo vetëm nuk e ndërpresim grevën por do të përshkallëzojmë protestat. Ne nuk dalim të gjallë nga greva”. Në mesditë ish-të përndjekurit u vizituan nga deputetë të Partisë Socialiste dhe të rinjtë e forumit socialist që kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë kategori. Ata shprehën solidarizimin me ta dhe i kërkuan qeverisë zgjidhje për këtë shtresë të shoqërisë. Teksa dëgjonin rrëfimet e tyre, deputetët e PS-së thanë se jo vetëm një parti, por e gjithë politika iu ka një borxh të madhe ish-të përndjekurve të cilët në këto 20 vite nuk janë dëmshpërbyler sipas tyre as moralisht as ekonomikisht. “Saliu ju tha fundrrina, tha që kjo është grevë politike e kështu me radhë. Kjo nuk ka vend për politizim, është një e drejtë që u takon me të gjitha arsyet njerëzore”, - deklaroi mes të tjerash deputeti socialist, Saimir Tahiri.
Në shenjë proteste ndaj qëndrimit të kryeministrit Berisha, deputetët dhe të rinjtë socialistë pasi kanë lënë ambientet e ngujimit kanë marshuar në këmbë përgjatë rrugës “Komuna e Parsit”. Më herët një mbështetje për këtë shtresë të shoqërisë ka dhënë edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. “Ajo që është më e rëndësishme është që institucionet shtetërore duhet me patjetër të fillojnë një fazë dialogu diskutimi dhe negociimi me të gjithë ata persona që janë në grevë urie. Ata janë qytetarë shqiptarë, kanë kërkesat e tyre dhe me ta duhet negociuar”, - tha Totozani.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)