Rozi: Këngën e shkrova në një periudhë të vështirë
TIRANE- Dua të ndaj me ju këtë këngë, të cilën e kam shkruar në një periudhë shumë të vështirë të jetës sime. Ja dedikoj të gjitha femrave dhe uroj që të kenë vetëm momente të lumtura në jetën e tyre”, shkruan këngëtarja Rozana Radi në profilin e saj të “Twitter”.
Ajo është prezantuar në festivalin “Kënga Magjike” me një baladë që mban titullin “Ti s’ke zemër” video e së cilës arriti mbi 50 mijë klikime brenda një jave. Kënga ka një tekst të fortë dhe flet për meshkujt që keqtrajtojnë femrat.
Nuk dimë nëse periudha e vështirë e jetës për të cilën flet Rozi lidhet me ndarjen e saj nga rreperi kosovar MC Kresha. Kujtojmë që për këtë ndarje, deri tani asnjëri prej të dyve nuk ka pranuar të prononcohet.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)