E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen “Spirit Voice”, gati për sulm

TIRANE- Dikur premtuan se një ditë do të bashkoheshin sërish. E mbajtën fjalën dhe së shpejti “Spirit Voice” do të rikthehen në skenë.

Grupi i parë shqiptar i cili përbëhej vetëm nga femra, nga ky fakt mori menjëherë famë. Në fillim ishin katër vajza, pastaj njëra u zëvendësua dhe pjesë e grupit u bë dhe Elia Zaharia, e premtuara e Princ Lekës dhe njëherësh edhe vajza e aktores së njohur Yllka Mujo.

Në vitin 2000 kur u nda, grupi përbëhej nga Elia, Dorina dhe Soni Malaj. Vetëm kjo e fundit e vazhdoi karrierën muzikore duke u bërë një këngëtare e suksesshme. Pas një periudhe qendrimi jashtë, Soni është rikthyer në Shqipëri për të qenë pjesë e talent show-t “X Factor” dhe mësohet se ajo bashkë me Dorinën dhe Elian kanë vendosur të rikthejnë në skenë grupin. Vajzat e “Spirit Voice” janë duke punuar për një këngë të re, e cila do të shoqërohet edhe me një videoklip.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›