Ish-të përndjekurit: Të ndalet promovimi me dekorata i persekutorëve tanë
Ish-të përndjekurit politikë kanë siluruar dje politikën e dekorimeve që po ndjek institucioni i presidencës, duke grishur një sfidë për të prishur këtë traditë të keqe, nëpërmjet dekorimit të viktimave të protestës së famshme të Spaçit dhe jo të xhelatëve dhe persekutorëve të shqiptarëve. “Jemi këtu sot para jush, një përfaqësi e dëshmitarëve të mbijetuar nga revolta e Spaçit, një nga ngjarjet që mund të shënohet me krenari si rezistencë antikomuniste, dhe dëshmi shpirtit demokratik, pro perëndimor shqiptar, 35 vjet më parë, tha dje në një deklaratë për shtyp, drejtori i Institutit të Ish-të përndjekurve politikë, Simon Miraka. Ne jemi sot këtu për të denoncuar heshtjen dhe mospërfilljen e Presidentit të Republikës ndaj një kërkesë tonën të datës 25 shkurt 2008 për të dekoruar këtë revoltë me Medaljen e Shqiponjës, bazuar mbi të gjithë legjislacionin përkatës për "Dekoratat në Republikën e Shqipërisë". Ky dekorim do të ishte jo vetem një nder për figurën e Presidentit dhe misionin e Institucionit në fjalë, por edhe një obligim moral që drejtuesit dhe shoqëria e një shteti demokratik kanë ndaj pishtarëve të fjalës së lirë, thuhet më tej në deklaratën e zotit Miraka. Ndaj atyre, te cilët sakrifikuan rininë, familjen dhe jetën e tyre me vetëmohim në mbrojtje të parimeve dhe vlerave të lirisë e pluralizmit, që gëzojmë ne sot. Ky do të ishte respekti dhe vlerësimi më modest ndaj kësaj shtrese të përvuajtur, ku në vendet e tjera, të gjithë nivelet e shoqërisë dhe institucionet përulen me nderim.
Sikur të mos mjaftonte kjo heshtje fyese ndaj kërkesës sonë, Presidenti i Republikës Z. Bamir Topi ka dekoruar pak kohë më parë dy zotërinj Njazi Jaho dhe Xhevat Hana me titullin e lartë "Nderi i Karrierës", vazhdon deklarata për dekorimin e paprecedentë të dy prokurorëve të diktaturës, fakt i denoncuar ditë më parë edhe në një redaksionale të gazetës “55”. Sipas dëshmive rrënqethëse që ish-të burgosur dhanë në përvjetorin e Revoltës së Spaçit, këta dy emra u përmendën si persekutorë të egër fizikë dhe të psiqikës së të burgosurve të ndërgjegjes në Burgun famëkeq të Spaçit, vijon më tej deklarata. Na lejoni t'ju pyesim Zoti President: Në emër të lirisë, ju dekoroni dhunuesit e saj ..? Mbi ç'parime të së drejtës dhe të shtetit demokratik, ju legjitimoni dekorimin e paprecedent të persekutorëve tanë që i dhanë jetë diktaturës më të egër në Europë? Gjithashtu do të dëshironim të apelonim pranë institucioneve të drejtësisë shqiptare të jenë me të drejtë më historinë dhe vuajtjen e atyre, qe luftuan në diktaturë për liri e të mos promovojnë në poste drejtuese të gjyqësorit edhe të prokurorisë, persekutorët e zellshëm të regjimit komunist, më të egër, që ka njohur Evropa”, përfundon deklarata e një përfaqësie të ish-të përndjekurve politikë, të cilët shprehen të zhgënjyer nga politika e dekorimeve që po ndjek aktualisht institucioni i presidencës, dhe presin një provë ndryshimi, përmes nderimit të protagonistëve të Revoltës së famshme të Spaçit.