Koha për reformë tek institucionet e sigurisë
Kryeministri Sali Berisha i konsideroi dje “parësore” çështjet e sigurisë kombëtare, ndaj dhe kërkoi mobilizimin e të gjitha resurseve dhe burimeve të domosdoshme financiare dhe jo financiare që këto çështje të përparësohen edhe më tej. Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë, Kreu i qeverisë cilësoi se “problemet e sigurisë janë probleme të një rëndësie shumë të madhe”. “Po hyjmë në një stad të ri, në të cilin duhet të rishqyrtojmë të gjitha institucionet e sigurisë së vendit”, tha Kryeministri, i cili nënvizoi se duhet të arrijmë që këto institucione të zhvillojnë një koncept të ri sigurie, dhe jo ta mendojnë atë si atribut vetëm të shërbimeve inteligjente dhe të policisë”. Duke vlerësuar se problemet e sigurisë i përkasin një spektri më të gjerë, Kryeministri Berisha theksoi se “duhet të hapet një kapitull i ri, ku çështja e sigurisë të bëhet çështje e parë në koncept, në resurse, në burime njerëzore dhe financiare, pra në të gjitha burimet e domosdoshme për të arritur në këtë vend shkallën më të lartë të sigurisë”. Kryeministri Berisha vlerësoi se një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm është “bashkërendimi i punës së institucioneve të sigurisë, pasi taksapaguesit shqiptarë paguajnë më shumë se në çdo fushë tjetër punonjësit e shërbimit informativ, shërbimit ushtarak, paguajnë në dogana, tatime dhe në 23 inspektoriate të tjera të vendit”. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha vuri në dukje se “pranë Këshillit të Ministrave do të ngrihet një departament, i cili do të koordinojë punën e agjencive të shumta që merren me problemin e sigurisë, si atë të Gardës së Republikës, policisë, veçanërisht policisë kufitare, në tatime, dogana, shërbimin e ushtrisë, policisë ushtarake dhe inspektoriatet që kanë të bëjnë me çështje sigurie”. “Mundet që ky komitet, i cili njihet me ligj, të marrë atributet e një kolegjiumi që të shqyrtojë periodikisht problemet e sigurisë së vendit, ndaj dhe gjykoj se problematika është e madhe, por edhe mundësitë janë të mëdha për ta përballuar me shumë eficencë”, tha më tej kreu i qeverisë Berisha. Sipas tij, e gjithë problematika e ngritur do të konkretizohet me ndryshimet e domosdoshme ligjore aty ku është e nevojshme, në mënyrë që çështjet e sigurisë të jenë çështje parësore. Duke u ndalur te ngjarja e Gërdecit, Kryeministri u shpreh se “është shumë e hidhur dhe dramatike ajo që ndodhi, por do të jetë shumë herë më e pafalshme dhe e papranueshme, që ne të mos marrim në shqyrtim sigurinë në të gjitha dimensionet e saj”. “Nëse dështuam me rastin e Gërdecit, që është shumë e hidhur dhe e papranueshme, kjo nuk do të thotë se mund të nxihet puna në tërësi e këtyre institucioneve, të cilat kanë bërë që Shqipëria sot të jetë shumë herë më e sigurt se më parë, kanë bërë që në Shqipëri ligji të funksionojë shumë më mirë se më parë, si dhe kanë arritur që me punën e tyre Shqipëria të konsiderohet një vend i sigurt nga partnerët e NATO-s”, tha Kryeministri, duke kërkuar që gjërat të mos shihen në një klishe bardhë e zi, por natyrisht të nxirren mësimet e nevojshme.
Berisha: Nuk mund të ketë siguri pa konsolidimin e shërbimeve të inteligjencës/Shefi i ekzekutivit, Sali Berisha kërkoi gjithashtu, shtimin e kompetencave të Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe përgatitjen e statusit të informatorit, pasi pa zhvillimin dhe konsolidimin e shërbimeve inteligjente nuk mund të ketë siguri”. Kryeministri vlerësoi se në thelbin e sigurisë kombëtare, shërbimet inteligjente kanë një rol të veçantë, ndaj nënvizoi ai “është i domosdoshëm një rishqyrtim i ligjit të këtyre shërbimeve dhe kjo duhet të bëhet në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme”. Kreu i qeverisë konstatoi se “ka diskordanca mes informacioneve të shumta që sjell shërbimi informativ, pra ka një problem pasi ky shërbim sjell informacionin, por këtë informacion e verifikon policia”. Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha theksoi se “shërbimi informativ ka kufizimet e tij, ndaj për aq kohë sa ky shërbim lejohet që të mbajë edhe armë, mund t'i shtohen edhe një ose dy kompetenca më tepër, që t’i shkojë deri në fund asaj që konstaton”. “Ne shërbimin informativ e lejojmë, ashtu si gjithë bota, të kontrollojë telekomunikacionin dhe korrespondencën kur është e nevojshme, por atëherë edhe 2- 3 kontrolle të tjera mund t'ia shtojmë për hir të përmbushjes së detyrës, natyrisht në respekt të plotë të legjislacionit dhe në kontroll të plotë të organit të prokurorisë”, tha Berisha. Duke kërkuar një ridimensionim të ligjit për shërbimin informativ, bazuar në ligjet e vendeve më demokratike, Kryeministri Berisha solli në vëmendje ligjin holandez, i cili sipas tij, “i jep shërbimit informativ tre herë më shumë kompetenca se sa ligji ynë”. Në këtë kuadër, Kryeministri kërkoi që të shqyrtohet bashkëveprimi me Shërbimin Informativ të Ushtrisë (SHIU) dhe për këtë, sipas tij, “duhet të hapet diskutimi nëse do të kemi 2 zbulime, apo do të kemi një zbulim dhe 2 kundërzbulime, njëri për sektorin civil dhe tjetri për sektorin ushtarak”. “Kur themi se SHISH nuk e shtrin veprimtarinë e tij në fushën ushtarake, kjo nuk do të thotë se ai çdo të dhënë që mbledh nuk e bën disponibël”, tha Kryeministri, por kërkoi që të përcaktohen marrëveshje mbi bazën ligjore, që SHISH t'i krijohet mundësia e bashkëpunimit me shërbimin e ushtrisë dhe shërbimin e policisë për të ndjekur problemin. Kryeministri u ndal dhe në shërbimet inteligjente të doganave dhe tatimeve, duke cilësuar se “Ministria e Financave i ka rudimentare apo inekzistente këto shërbime”. “Fatmirësisht ligji i ri i proçedurave tatimore heq policinë tatimore dhe kjo është një arritje e madhe, por ne duhet të ngremë shërbimin inteligjent të tatimeve që duhet për qëllime investiguese, i cili do të përdorë mjetet dhe metodat e shërbimeve të tjera inteligjente, natyrisht me të njëjtin kontroll nga Prokuroria”, shtoi më tej Berisha. Ndërsa, duke u ndalur te statusi i informatorëve, Kryeministri kërkoi që “ashtu sikundër është bërë punë për statusin e punonjësve, duhet të përgatitet edhe statusi i informatorëve, pasi ata e meritojnë plotësisht, janë qytetarë dhe nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me statusin e dikurshëm” Sipas Kryeministrit, informatorët punojnë dhe kontribuojnë për të bërë vendin më të sigurt dhe në këtë kontekst duhet të kenë të gjitha atributet e një statusi.