Fondi për qeranë e banorëve të Gërdecit, 54 milionë lekë të reja për 300 familje
Në Bashkinë e Vorës që nga dita e djeshme filloi shpërndarja e fondit të parashikuar nga qeveria për pagesën e qerave për banorët e Gërdecit. Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili tha vuri në dukje se këto fonde do të fillojnë të shpërndahen sa më shpejt. Kryebashkiaku i Vorës, pohoi se nga kjo shumë është llogaritur që asnjeri të mos paguajë qiranë deri sa të hyjë në shtëpinë e rindërtuar. “Janë rreth 300 familje të Gërdecit dhe Marqinetit që u janë shkatërruar shtëpitë nga shpërthimi teknologjik i 15 marsit”. Nëpërmjet zyrave postare të Bashkisë Vorë këto familje do të marrin ndihmën financiare. Me këtë ndihmë, ato do të përballojnë qiranë për 6 muaj. Ismaili, theksoi se secila familje do të marrë shumën prej 1 milion e 500 mijë lekë të vjetra, pra 250 mijë lekë në muaj. Ndërsa 14 familje që kanë qenë afër kraterit të shpërthimit, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar tërësisht, do të përfitojnë qira për një vit me mundësinë për t’u shtyrë dhe më shumë. Gjithashtu, do të dëmshpërblehen të gjithë fermerët që nxirrnin të ardhura nga tokat e tyre. Ndërkohë, sipas kryebashkiakut të Vorës, në zonat e prekura nga shpërthimi është duke u ndërtuar infrastruktura për rikthimin në normalitet të jetës.
Qeveria përmbush premtimin për pagesën e qerave/Qeveria po përmbush premtimin për pagesën e qerave për banorët e Gërdecit, shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme. Pak javë më parë qeveria miratoi vendimin për akordimin e një shume prej 25 mijë lekësh në muaj për një periudhë 6-12 mujore për banorët banesat e të cilëve kanë qenë më afër zonës së shpërthimit. Duke theksuar se ndihma financiare do të jetë në masën 25 mijë lekë në muaj dhe akordohet për pagesën e qirasë së banesës, qeveria do të paguajë qiranë e këtyre familjeve, në mënyrë që të përballojë strehimin për periudhën që kanë shtëpitë në ndërtim. Ndërkohë që për përballimin e strehimit të tyre do të merret Bashkia e Vorës. Kryeministri e vlerësoi këtë vendim si të një rëndësie të veçantë, duke theksuar se ndihma financiare për qiranë do të jetë e vlefshme për periudhën që shtëpitë e tyre do të jenë në ndërtim. Qiraja për një periudhë 1-vjeçare do t’u paguhet familjeve që ndodhen brenda perimetrit me rreze 300 m nga vatra e shpërthimit, ndërsa për familjet që ndodhen jashtë këtij perimetri, ndihma mujore do të jetë e njëjtë, por për një periudhë 6-mujore. Banorët, të cilët përfitojnë sipas vendimit të qeverisë, si dhe banorët që brenda perimetrit me rreze 300 m nga vatra e shpërthimit disponojnë truall, të cilën e kanë shfrytëzuar për veprimtari ekonomike private në ndihmë të familjeve të tyre, në pamundësi të shfrytëzimit për një periudhë 1-vjeçare, do të kompensohen në lekë. Bashkia Vorë do të kryejë pagesat për familjarët sipas këtij vendimi të ekzekutivit.