Berisha: Prioritet i qeverisë, arritja e kontratës për ndërtimin e centralit bërthamor
Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka shpallur si prioritet madhor të qeverisë së tij, shndërrimin e Shqipërisë në një superfuqi në rajon për energjinë. Shefi i ekzekutivit shqiptar deklaroi dje se “qeveria shqiptare mbetet e vendosur për ndërtimin e impiantit nuklear”. Në takimin e të tretë të rrjetit parlamentar të Bankës Botërore, Berisha vuri në dukje se Shqipëria mirëpret të gjitha investimet në energjetikë. Kreu i qeverisë ka evidentuar ndër të gjitha projektet që do të zbatohen në këtë sektor, duke përfshirë edhe atë të Termocentralit Nuklear. Kryeministri i ka njohur 33 parlamentarët nga 10 vendet e rajonit, të pranishëm në këtë tryezë me masat që janë ndërmarrë për të përmirësuar klimën për biznesin e të huaj, lehtësimin e procedurave administrative, si dhe reformën në fushën e taksave dhe tatimeve. “Ne jemi të hapur për investimet në energjetikë. Po punohet shumë në drejtim të krijimit të burimeve të reja prodhuese të energjisë, përfshi këtu atë nuklearin”, tha Berisha.
Konferenca “Të shohim përtej tranzicionit”, Berisha: Shqipëria ka vënë në punë motorët e rritjes së investimeve/Në punimet e konferencës me temë “Të shohim përtej tranzicionit”, që zhvilloi punimet në Tiranë, nga datat 3-4 qershor, kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij se që prej ardhjes në pushtet, kjo qeveri ka patur si prioritet përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta. Berisha theksoi se Shqipëria po vuante nga krimi i fuqishëm i organizuar dhe një korrupsion sistematik. “Që në fillim, në deklaruam zero tolerancë kundër krimit të organizuar dhe ju them se krimi i organizuar ne Shqipëri ishte një nga më të fuqishmit dhe të pasurit në Europë. Për dy vjet, nëpërmjet një lufte me zero tolerancë, ne shkatërruam mbi 206 grupe dhe organizata kriminale, ndërkohë që mbi 900 anëtarë të këtyre bandave janë vënë para drejtësisë. Tani vendi im ka një indeks më të ulët të krimit se mesatarja e shumicës së vendeve të Bashkimit Europian. Ne do te vazhdojmë të luftojmë me zero tolerancë për të konsoliduar sigurinë, për të bëre jetën dhe investimet e qytetarëve shqiptar më të sigurtë”, vuri në dukje Berisha. Duke vijuar kryeministri theksoi se qeveria ka ndryshuar ligjin për konçesionet për partneritetin privat e publik. “Ligji i ri nuk lejon koncesione të drejtpërdrejta, por sipas investitorëve, ky është një nga ligjet më të mirë. Ne kemi dërguar në parlament çdo vit, në qershor, një buxhet të dytë, falë një perfomancë fiskale të mirë. Ne lançuam nismën “Shqipëria një Euro”, ku investitorët mund të kenë kontratën e plotë të çdo lloj toke për qëllime industriale, turistike apo bujqësore, për një euro”, shtoi ai. Sipas Berishës, Shqipëria po bëhet vendi më interesant për investimet tuaja. “Motorët e rritjes së investimeve janë vënë në punë. Këtë vit, presim një rritje më të madhe se vitin e kaluar. Pashë disa të dhëna para se të vija këtu. Ka mbi 11 700 biznese të reja që janë regjistruar në pesë muajt e fundit. Pres që numri i biznese të reja të dyfishohet në krahasim me ato të 2006-2007. Kemi reduktuar me 50 për qind taksat për biznesin e vogël. Inflacioni ndodhet nën kontroll, fatkeqësisht, ndodhet në një zonë inflacioniste për shkak të çmimit të naftës, por leku jonë po ecën mirë. Në shumë aspekte është më i fortë se kurrë. Norma e inflacionit ishte 2.9 për qind vitin e kaluar dhe mund të jetë 4 për qind këtë vit, për shkak të disa lëvizjeve të detyruara që bëmë me çmimin e energjisë. Por gjithçka është nën kontroll të plotë. Borxhi ynë është ulur, ishte 56 për qind e PBB-së, por do të bëhet 50 për qind këtë vit. Investimet ishin 3 here më të larta në vitin 2006, se në 8 vitet e fundit”, theksoi ndër të tjera kreu i qeverisë Berisha. Në përfundim të fjalës së tij kryeministri Berisha shtoi se “ne presim që ky të jetë viti më i mirë për investimet”. “Kompanitë më të mëdha europiane po operojnë në Shqipëri në hidrocentrale, miniera, çimento, turizëm dhe fusha të tjera. Eksporti u rrit me 28 për qind vitin e kaluar dhe në këto pesë muaj është rritur me 32 përqind Ekomonia shqiptare është e re, e vogël, dinamike dhe premtuese. Vendi ynë është një vend i vogël, por me burime shumë të mëdha, që i ofron investitorëve tuaj potenciale të mëdha”, nënvizoi Berisha. Kjo konferencë u organizua nga Parlamenti shqiptar, Rrjeti parlamentar i Bankës Botërore dhe Banka Botërore për Europën dhe rajonin e Azisë Qendrore. Takimi, në të cilin merrnin pjesë 40 parlamentarë nga e gjithë Europa, kishte si qëllim shkëmbimin e eksperiencave për zhvillime të rëndësishme të vendeve në tranzicion, si dhe takimin e parlamentarëve nga vendet e rajonit me ekspertë perëndimorë dhe të BB-së, për të ndarë së bashku kërkimet e fundit dhe mendimet e tyre mbi çështje të rëndësishme. Tre aspektet kryesore të punimeve të konferencës ishin; klima e investimeve, çmimi i ushqimeve dhe energjisë dhe çështja e plakjes së popullsisë dhe demografia.
Banka Botërore: Parlamentet, rol efektiv në rritjen ekonomike/Zv/presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Shigeo Katsu, vlerësoi të mërkurën gjatë konferencës “Të shikojmë përtej tranzicionit”, rolin e rëndësishëm që duhet të luajnë Parlamentet e të gjitha vendeve në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendeve. Zv/presidenti i BB-së, Katsu theksoi, se Parlamentet duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për të treguar përgjegjësinë në shtyrjen përpara të shoqërive drejt rritjes ekonomike dhe zhvillimit. Të gjithë e dimë që të ecim në këtë drejtim duhet të tërheqim investime, të sigurohemi që këto investime dhe fryte të tyre të jenë të përbashkëta dhe të ndahen sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë të barabartë. Më tej z. Katsu tha, se “ndër temat e kësaj konference janë klima e investimeve, kriza e ushqimeve dhe rritja e çmimit të energjisë, për të cilat BB është përpjekur të bëjë dhe disa analiza për t'iu përgjigjur më mirë kësaj situate”.