Ish të përndjekurit: Vijojmë grevën pa ujë

Ambasadori amerikan me ish te pendjekurit ne greven e urise
UPDATE-Ish te perndjekurit, ne diten e 21 te greves se urise kane deklaruar pasditen e sotme se do te vijojne greven pa uje.
Deklarata eshte bere prej te ngujuarve, pas nje tensionimi te situates ne cadrat ku ata prej ditesh jane ne greve urie.
Mesohet se vendimi (sipas tyre) erdhi pas nderhyrjes se policise ne cadra dhe largimit te pijeve.
Nishani: Zgjidhja përmes zbatimit të ligjit. Shmangni përdorimin politik të grevës
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është angazhuar për ndjekjen në vijimësi të procesit të zbatimit të ligjit për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve politikë dhe për këtë do të kërkojë informacion të vazhdueshëm nga Ministria e Financave dhe e Drejtësisë për zbatimin e këtij ligji. Kjo është deklaratë e bërë nga Presidenti, Nishani gjatë takimit që përfaqësia e ish të përndjekurve grevistë pati ditën e sotme me kreun e shtetit.
Sipas Presidencës, Nishani ka shprehur bindjen se çdo zgjidhje duhet të kalojë përmes zbatimit të legjislacionit për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve politikë si një mundësi rehabilitimi social për këtë shtresë dhe jo thjesht si dëmshpërblim monetar.
Presidenca njofton po ashtu se Nishani i ka shprehur ish të përndjekurve mendimin se duhet shmangur përdorimi politik i grevës.
Kreu i Shtetit ka shprehur vlerësimin për kontributin e pazëvendësueshëm që shtresa e ish-të përndjekurve politikë ka dhënë në historinë e Shqipërisë, ndërsa u ka bërë thirrje përfaqësisë së grevistëve që të kontribuojnë në shmangien e akteve ekstreme që dëmtojnë shëndetin fizik dhe psikologjik të grevistëve dhe familjarëve të tyre.
Greva e ish të burgosurve politik ka hyrë sot në ditë e 21- të saj, ndërsa gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen e përkeqësohet.
Menjëherë pas takimit me Presidentin, përfaqësuesi i grevistëve, Fatmir Lamaj tha se Nishani shprehu gadishmërinë për ti ndihmuar. Nishani u tregua i vëmendshëm ndaj kërkesave tona, tha ai, ndërsa shtoi se, është lënë e hapur mundësia e ritakimit.
Lamaj tha se greva do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Këtë mëngjes grevistët i ka vizituar edhe zëvendësambasadori i Francës, i cili është interesuar në veçanti për shqiptaro- francezin, Lavdosh Beqo, 81 vjeç. Lavdosh Beqo është një ish i burgosur me nënshtetësi franceze, i cili hyri në grevë menjëherë pas vetëdjegies së Gjergj Ndrecës. Nderkohe ky i fundit eshte transportuar per ne Greqi, per nje mjekim me te specializuar.