E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndreca në Greqi, Bejko transportohet në Itali

Lirak Bejko gjate transportimit per ne spital

Gjendja e rënduar shëndetësore e dy ish të përndjekurve politik të cilët tentuan vetëflijimin duke u vetëdjegur ka bërë që ata të transportohen për mjekim më të specializuar jashtë vendit.

Mëngjesin e sotëm, Gjergj Ndreca është transportuar për në një klinike në Greqi, ndërsa Lirak Bejko, pritet të niset për në Itali.

Mësohet se Bejko i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, ku dhe nga momenti në moment pritet të transportohet për në vendin fqinjë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›