E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-te perndjekurit, afatet e reja te demshperblimit

TIRANE - Ish-te perndjekurit politike, pjese e listes se dyte te miratuar nga qeveria, do te demshperblehen nga fundi i ketij muaji. Kete e pohon drejtori i Institutit te te Perndjekurve Politike, Simon Miraka. Ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”, z.Miraka shprehet se fondi i akorduar nga qeveria per vitin 2009 eshte 30 milione dollare dhe do te jete mese i mjaftueshem per perballimin e kestit te pare. Sipas tij, te gjithe ata persona qe ne te kaluaren jane demshperblyer me letra me vlere, pjesa tjeter e demshperblimit do t’ju zbritet, pavaresisht nese i ka vene apo jo ne pune keto letra me vlere. “Deri tani eshte bere lista e 5 100 personave qe do te marrin demshperblim, nga te cilet jane marre 1 100, ndersa pjesa tjeter jane ne vazhdim. Nderkohe qe, ne total jane rreth 22 mije te perndjekur”, deklaron Miraka. Vlen te theksohet fakti se demshperblimi ka filluar ne muajin mars te vitit 2009. Sipas ligjit, deri tani e kane marre demshperblimin 1 100 persona. Vetem pak dite me pare, qeveria publikoi listen me 1 100 emrat e pare. Nderkohe, pritet qe te dale lista e tjeter me 2600 persona, duke e cuar ne total 3700 numrin e personave qe demshperblehen nga qeveria shqiptare. Duke vene ne dispozicion te bankave numrin e llogarise, kjo kategori do te nise nga demshperblimi nga fundi i muajit korrik. Nga ana tjeter, Miraka ve ne dukje se shqyrtimi i dosjeve nga institucionet perkatese ka vijuar me intensitet. Verifikimi per emrat e listes se dyte eshte bere nga Ministria e Drejtesise, Ministria e Mbrojtjes, Sherbimi Informativ, Enti i Banesave dhe zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Keto institucione, sipas Mirakes, do te vijojne kete proces edhe per 2 mije emrat e tjere qe kane mbetur, deri ne fund te vitit. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave, lista e emrave qe kane perfituar parate i ka kaluar 700 persona, qe do te thote me shume se gjysma e emrave te listes se pare te perfituesve. Me ndryshimet e reja ligjore, pas hyrjes ne fuqi te ligjit nr. 10 111, date 2.4.2009 per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9831, date 12.11.2007 “Per demshperblimin e ish-te denuarve polike te regjimit komunist”, numri i kerkesave te paraqitura deri ne daten 01/06/09 ka shkuar ne 18820 mije kerkesa.

Procedurat per dhenien e informacioneve

Nese perfituesit kane nje ankese apo kundershti per vendimin e marre, apo shumen qe u eshte akorduar, burimet bejne te ditur se komunikimi me ta do te jete vetem shkresor dhe jo nepermjet sqarimeve individuale. Eshte Ministria e Drejtesise qe ndjek te gjithe proceduren e informacionit per dosjet individuale deri ne nxjerrjen e Vendimit te Keshillit te Ministrave dhe dergimin e tij me listat bashkangjitur ne Ministrine e Financave per pagese. “Ne rast se ish-te denuarit kane verejtje per perfitimet e meparshme, gabime te mundshme duhet te drejtojne kerkese zyrtare prane Ministrise se Drejtesise per korrigjime te mundshme nese rezulton nje gje e tille”, theksojne burimet zyrtare te Drejtorise se Thesarit. Verifikimi per perfitimet e meparshme te ish-te denuarve eshte informacion i derguar ne Ministrine e Drejtesise nga Ministria e Financave per shumat ne letra me vlere dhe leke perpara vitit 1997.

Demshperblimi, per cdo dite burg

Ish-te denuarit dhe te perndjekurit poli tike do te perfitojne 2 mije leke per cdo dite burg. Nderkohe qe, ata qe kane qene te internuar ose te rrethuar ne tela me gjemba nga viti 1944 deri ne vitin 1954 do te perfitojne nga 1 mije leke per cdo dite burgim. Ligji “Per demshperblimin e te denuarve politike te regjimit komunist” zevendesoi ne kete menyre ligjin e meparshem, i cili perreth dy vjet ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Perfitues, sipas ketij ligji, jane ish-te denuarit politike te regjimit komunist te periudhes 30 nentor 1944 deri me 01.10.1991, te cilet kane kryer denim penal te padrejte dhe kane vuajtur pjeserisht apo plotesisht denimin e dhene, si dhe familjaret e viktimave te ekzekutuar gjate periudhes 30 nentor 1944 deri me 01.10.1991. Qe prej vitit 1991, kur moren fund persekutimet per motive politike, shtresat e perndjekura per keto motive ende nuk jane rehabilituar financiarisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›