Engel: Shqiperia, zgjedhje te denja per vend anetar i NATO-s

Shqiperia zhvilloi ne 28 Qershor, zgjedhjet me te mira ne historine e saj. Ky ishte konstatimi i shprehur dje nga kongresmeni i mirenjohur amerikan, Eliot Engel, ne mbeshtetje te deklaratave te vezhgueseve nderkombetare per zgjedhjet parlamentare. Njohesi i mire i politikes shqiptare, theksoi se zgjedhjet parlamentare treguan se Shqiperia, eshte nje vend i denje i NATO-s dhe ka shanse te mira per t'u bere se shpejti vend anetar i Bashkimit Evropian. Kongresmeni Amerikan, vlereson gjithashtu koalicionin e bere mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te LSI-se, Ilir Meta, duke e konsideruar si nje mundesi te mire per thellimin e reformave ne vend. Ne kete kuader, Engel, shpreh besimin se per te ardhmen e Shqiperise, Berisha eshte i gatshem te bashkepunoje edhe me Partine Socialiste ne opozite.
Vleresimi
Ne baze te raporteve te perfaqesuesve nderkombetare ne Shqiperi, kongresmeni Amerikan, Eliot Engel, doli ne konkluzionin, se zgjedhjet ne Shqiperi ishin me te mirat qe jane zhvilluar ndonjehere ne vend. "Jam informuar nga monitoruesit nderkombetare dhe inspektoret e votimit, te cilet i vleresojne keto zgjedhje si me te mirat, me te lirat dhe me te organizuarat ne historine e Shqiperise. Mendoj se eshte shume me rendesi, kur keta e thone kete, sepse ata jane neutral", theksoi Engel ne nje interviste per procesin zgjedhor ne Shqiperi. Si nje njohes i mire i historise politike ne vend, kongresmeni Amerikan, deklaroi se ky proces zgjedhor i garantoi Shqiperise integrimin e saj te metejshem dhe konfirmoi vlerat e saj demokratike si nje vend anetar i NATO-s. Ne kete kuader, Engel shprehu bindjen se nuk do te jete e larget koha kur Shqiperia do te jete nje vend anetar me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian. "Me keto zgjedhje, Shqiperia ju bashkua parametrave te perendimit, ju bashkua vendeve aleate te SHBA-ve, vendeve te BE-se dhe atyre te NATO-s. Nuk do mend, se nje dite ne te ardhmen e afert, Shqiperia do te behet anetare e Bashkimit Evropian", theksoi kongresmeni Amerikan. Ne menyre te vecante, Eliot Engel, vleresoi kontributin e qytetareve shqiptare ne zgjedhjet e qershorit. Sipas tij, pjesemarrja masive ne zgjedhje tregon nje kulture demokratike, nje deshire per te shprehur vullnetin qytetar. "Eshte shume me rendesi qe populli ka kuptuar se keto zgjedhje jane te rendesishme dhe numri i madh i votuesve tregon se Shqiperia me te vertete eshte vend demokratik, qe e meriton teresisht te jete anetare e NATO-s dhe ne BE-se", vleresoi Engel ne analizen qe i beri procesit zgjedhor. Ai theksoi se vleresimet per zgjedhjet, ja kishte dhene edhe kryeministrit Berisha ne nje bisede telefonike qe kishte zhvilluar me pas mbylljes se procesit.
Bashkepunimi
Kongresmeni Amerikan, Engel, u shpreh i kenaqur per koalicionin e perbashket te formuar mes kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Sipas Engel, ky koalicion eshte formuar per te ndihmuar ne zhvillimin e metejshem te vendit. Ne kete kuader, kongresmeni Amerikan, deklaroi se interesi me i larte i vendit nuk duhet te pengoje as bashkepunimin mes drejtueseve te ketij koalicioni dhe kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. "Te dyja palet duan ta shohin Shqiperine duke prosperuar, te dyja palet shqetesohen per vendin. Dua ti them Sali Berishes, Ilir Metes dhe Edi Rames gjithashtu, qe te punojne se bashku sepse Shqiperia ka nevoje per ndihmen e te gjitheve per te arritur objektivat e saj", deklaroi Engel. Ndonese e konsideroi si te veshtire duelin zgjedhor mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit te PS-se, Edi Rama, Engel shprehu bindjen se kryeministri i cili kishte dale fitues, do te dinte te bashkepunonte me kryetarin e opozites. "Ishte me te vertet nje duel shume i perafert, por fitorja eshte fitore dhe une jam i vetedijshem se Berisha do te vazhdoje te bashkepunoje me te gjithe ne spektrin politik ne Shqiperi", shprehu bindjen Eliot Engel. Ai u shpreh se do te vazhdonte te ishte nje mik i afert i shqiptareve, duke u shprehur optimist per te ardhmen e Shqiperise.
"Zgjedhjet ne Shqiperi, te ngjashme me ato te SHBA-ve"
Kongresmeni Amerikan heq disa paralele te perbashketa mes zgjedhjeve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe procesit zgjedhor te zhvilluar se fundmi ne vend. Sipas tij, ne Shqiperi ashtu si edhe ne SHBA, vlen per tu theksuar interesi i madh i qytetareve per te marre pjese ne procesin e votimit. Engel, krahason radhet e zgjedhesve ne Amerike me ato ne Shqiperi, duke e pare kete si nje sinjal pozitiv te vetedijes se larte te qytetareve per te shprehur vullnetin e tyre. Po keshtu, klimen e ashper parazgjedhore e krahason me fushat amerikane, ku kandidatet hedhin akuza te ndersjellta. Por sipas Engel, ne SHBA ashtu si edhe ne Shqiperi pas procesit zgjedhor, politikanet shtrengojne duart dhe punojne se bashku per te miren e vendit.