E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Percarja e se majtes, shkak i humbjes

Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami, deklaroi dje se humbja e koalicionit te kryesuar nga kjo parti nuk ka qene si pasoje e sistemit, por shkak jane bere faktore te tjere te karakterit politik. Sipas tij, formula dhe sistemi nuk kane pasur asnje problem, por kush ka ditur t'i shfrytezoje keto te fundit ka fituar zgjedhjet. Ai theksoi se percarja e se majtes ne teresi dhe defektet ne teknologjine politike kane qene arsyet pse koalicioni i majte nuk mundi te ishte ai qe do te qeverise vendin. "Nuk ka aspak rendesi se PS mund te kete marre edhe 10 mije vota me shume se sa PD, madje ky argument qe ne kemi marre me shume vota si parti, por jo si koalicion eshte nje defekt i teknologjise politike per perdorimin e ketij sistemi. Ky sistem eshte nje sistem qe i vendos te gjitha partite politike dhe koalicionet ne kushte te barabarta. Kush e shfrytezon me mire ate, arrin te fitoje zgjedhjet", deklaroi Islami. Sipas tij, humbja nuk ka ardhur nga sistemi, por ka ardhur nga aktore te tjeter te karakterit politik, te percaktimit te taktikave, te strategjise, te programit e keshtu me radhe. Duke u ndalur te formula, Islami ka shpjeguar, se sistemi eshte ndertuar ne nje forme te tille qe koalicioni me ne krye PD ka marre 25 mije vota me shume ne rang vendi sesa koalicioni i kryesuar nga PS. Nderkohe kjo e fundit si force politike, ka marre rreth 10 mije vota me shume se PD ne rang kombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›