Kaos ne autostraden Plepa-Golem
Durres- Per te udhetuar nga Tirana ne drejtim te qyteteve bregdetare, te duhet te kalosh patjeter nga Durresi, si rruga me e shkurter. Por prej disa javesh, sektori Durres-Plepa-Golem-Rrogozhine, eshte kthyer ne nje "ferr" te vertete per shoferet dhe udhetaret. Kulmi eshte shenuar kete fundjave, qe prej mbremjes se shtune dhe deri paraditen e se dieles. Nje varg i gjate makinash, qe i perngjanin nje pellgu gjigant parkimi, kane qendruar per mese tre ore ne pritje per te pershkuar disa kilometra. Shkak jane bere punimet per zgjerimin e aksit kombetar ne fjale dhe radha ka shkuar deri ne 3 kilometra. Aq shume jane merzitur shoferet, saqe nje pjese e tyre jane kthyer mbrapsht per ne kryeqytet dhe me pas kane ndjekur udhetimin nepermjet aksit kombetar Kerrabe-Elbasan-Peqin-Rrogozhine.
Rritja e numrit te vizitoreve qe zgjedhin Durresin per te kaluar fundjaven, ka bere qe te gjithe akset rrugore te tejmbushen me automjete. Situata mjaft e renduar eshte paraqitur pikerisht ne aksin rrugor Plepa-Golem, ku makinat kane qendruar te bllokuara per rreth 3 ore, ndersa radhet e gjata arrinin deri ne tre kilometra. E njejta situate e renduar prezantohet edhe ne pjesen tjeter te rruges kryesore, Plepa-Ura e Dajlanit-Shkozet, e cila eshte vetem 2 km e gjate. Dhe ne kete situate te mbingarkuar, policia ka dale e gjitha jashte loje dhe vetem ka ndjekur me sy te lire ate cfare ndodhte.
Por nisja e punimeve per shtrimin e superstrades Plepa-Golem ka pasur nje kosto mbi trafikun ne kete zone, qe edhe ne situata normale eshte mjaft e renduar, kjo dhe per shkak te sezonit turistik. Edhe pse 10 dite me pare Drejtoria e Rrugeve njoftoi se punimet do te perfundonin kete fundjave, situata eshte krejt ndryshe. Ne kete aks shikon nje kaos te vertete dhe qarkullim te paralizuar krejtesisht. Nje nga shkaqet e kesaj situate eshte edhe fakti se firmat nuk punojne me tre turne, ne kundershtim me urdhrin e kryeministrit qe u kerkon kompanive te punojne pa ndalesa dhe me ritme te larta. Deri tani qellimi per zgjerim dhe lehtesim te trafikut nuk ka qene i realizuar dhe piku i sezonit eshte kthyer ne makth per udhetaret.
Edhe pse nga ana e Policise Rrugore jane marre te gjitha masat per normalizimin e situates, kjo nisme nuk ka mjaftuar per te zbutur situaten, e cila pritet te normalizohet vetem pas perfundimi te aksin rrugor Plepa-Golem. Trafiku i renduar, sic shihet edhe ne fotot siper, ka paralizuar levizjen e automjeteve diten e shtune dhe te diel.
Reagimi i Rrugeve: Shpronesimet vonojne punimet
Piku i sezonit veror 2009 e gjeti perseri rrugen Plepa-Golem te paperfunduar. Nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, thuhet se problemet me shpronesimin jane shkaktaret per vonesat e shkaktuara. Por nje tjeter e vertete eshte se ketu nuk punohet me tre turne, ne kundershtim nga urdhri i kryeministrit qe u kerkon kompanive te ndertimit te punojne pa ndalese ne veprat publike, me qellim perfundimin e tyre sa me pare. Dhe ne ato pak ore qe punohet, ka ritme teper te ngadalta.