Ish-të përndjekurit, dekretohet ligji per brezin e 3-te
Presidenti Topi nuk e vonoi dekretimin e një ndryshimi të tillë, i cili u miratua në Parlament. Ky dekretim ndodh menjëherë pas takimit që ai pati me përfaqësues të ish-të persekutuarve të familjeve shkodrane
TIRANE-Tashmë, brezi i tretë i ish-të persekutuarve që vdiqën burgjeve apo u vranë pa gjyq, do të përfitojnë dëmshpërblim. Presidenti Topi nuk e vonoi dekretimin e një ndryshimi të tillë, i cili u miratua në Parlament. Ky dekretim ndodh menjëherë pas takimit që ai pati me përfaqësues të ish-të persekutuarve të familjeve shkodrane. Me ligjin e nëntorit të 2007, përfituesit e vetëm të dëmshpërblimit, në mungesë të vetë ‘viktimës’, ishin brezi i parë i trashëgimtarëve. Me ndryshimet e reja bëhet një zgjerim i këtij brezit, pra me vëllezër dhe motra, ose në mungesë të tyre, me nipër dhe mbesa, por vetëm në rastin kur personi i persekutuar nuk është gjallë. Ky, në fakt ishte dhe një shqetësim i shoqatave të të persekutuarve, që e patën paraqitur si propozim gjatë diskutimit të ligjit në Komisionin e Ligjeve, në fund të 2007. Një propozim i tillë nuk u pranua nga deputetët, as të maxhorancës, dhe as të opozitës. Por, nga ky mohim i së drejtës mbeteshin jashtë shumë nga të burgosurit e komunizmit, që kishin vdekur burgjeve për shkak të torturave apo formave të tjera të torturës, qoftë edhe nga sëmundje të ndryshme, apo që ishin pushkatuar me vendim apo pa vendim gjykate. Në këtë kategori të përjashtuarish ishin pothuajse të gjithë klerikët katolikë, që për shkak të ushtrimit të fesë nuk u lejohej martesa. Pra, trashëgimtarët e viktimave të komunizmit mund të kenë mundësi të paraqesin pranë institucioneve shtetërore, dokumentacionin e kërkuar dhe të përfitojnë dëmshpërblimin. Kjo pritet t’i shtojë faturës së përgjithshme, e cila ende nuk është përllogaritur, një kosto mesatare prej 5-6 milionë lekësh për secilin.
(d.b/GSH/BalkanWeb)