E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi: “Jo” makina me prokurim të drejtpërdrejtë

Nuk do ekzistoje më procedura e prokurimit të drejtpërdrejtë per makinat e Kuvendit. Kuvendi sqaron se në të gjitha rastet e prokurimeve të zhvilluara, institucioni është mbështetur në ligj dhe ka kryer procedura transparente prokurimi 

TIRANE-Kuvendi nuk ka kryer prokurim të drejtpërdrejtë për blerjen e automjeteve, pasi nuk ekziston më procedura e prokurimit të drejtpërdrejtë. Kuvendi sqaron se në të gjitha rastet e prokurimeve të zhvilluara, institucioni është mbështetur në ligj dhe ka kryer procedura transparente prokurimi. “Gjatë vitit 2008, Kuvendi i Shqipërisë kishte parashikuar blerjen e disa automjeteve “Fuoristrada”, procedurë prokurimi e cila është realizuar nga Njësia e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme më dt. 23.10.2008, me procedurën “Tender i hapur ndërkombëtar”. Nga kjo kontratë Kuvendi ka marrë vetëm 2 automjete fuoristradë dhe jo 12 siç shkruhet në artikull”, thuhet në këtë sqarim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›