Kapet ne Kukes me makinë të vjedhur, ndalohet kosovari
Shtetasi nga Kosova është paraqitur në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Morinës, Tropojë me automjetin tip 'Audi që pas verifikimit të dokumentacionit, rezultoi se ishte e vjedhur në Serbi, më datë 29.08.2008
KUKES-Një 27-vjeçar nga Prishtina u ndalua dje nga policia, pasi kishte vjedhur një makinë në Serbi. Burime nga policia e Kukësit pohojnë se në orën 23:30 të ditës së enjte, në Tropojë, me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore të këtij rrethi është bërë ndalimi i 27-vjeçarit Burim Arifi, lindur dhe banues në qytetin e Prishtinës, nën akuzën e "trafikimit të mjeteve motorike". "Ndalimi i tij u bë pasi në orën 14:00 të kësaj dite, ai është paraqitur në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Morinës, Tropojë me automjetin tip 'Audi A419-TDI', veturë me ngjyrë blu me targa BA-AA880, që pas verifikimit të dokumentacionit, rezultoi se ishte e vjedhur në Serbi, më datë 29.08.2008. Janë kryer veprimet e para procedurale dhe është bërë sekuestrimi i mjetit në cilësinë e provës materiale, ndërsa autori është në dhomat e paraburgimit", - pohuan drejtues të policisë lokale. Në harkun e një muaji, ky është rasti i dytë që policia e këtij rrethi godet rrjetin e trafikut të makinave të vjedhura në Serbi, të cilat vijnë në vendin tonë nëpërmjet Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)