Ish-te perndjekurit dhe ish-pronaret replika Lutaj-Nishani
Deputeti socialist Pirro Lutaj akuzoi qeverine se nuk ka bere asgje per permiresimin e jetes se qytetareve. Ish-te perndjekurit ish-pronaret te gjitha shtresat jane ne rruge duke protestuar ligjet dhe aktet normative qe keni votuar vete - tha ai. Lutaj shtoi se akti normativ per ish-ushtaraket eshte antidemokratik dhe do shfuqizohet me ardhjen e opozites ne qeveri. Ne replike ndaj tij ministri i Drejtesise Bujar Nishani tha se keto shtresa shoqerore jane ne qender te vemendjes se politikes qeverisese. Vetem ne 5 vitet e fundit per shtresen e ish- te perndjekurve politike jane miratuar dhe vene ne funksionin 250 milione dollare 30 milione u jane shperndare familjeve te tyre- tha Nishani. Sipas tij kjo ndodhi vetem pas 8 vitesh qeverisjes socialiste te cilet nuk kujtuan asnje dite te vetme per kete kategori shoqerore. Mbeshtetje u eshte dhene dhe shtresave te ish-pronareve - theksoi z. Nishani.