Ish të përndjekurit, gazetarët në protestë
TIRANE- Në grup gazetarësh të cilët kanë mbuluar në këto 23 ditë grevën e urisë së ish të përndjekurve politik dhe jo vetëm, do të protestojnë sot para godinës së Këshillit të Ministrave, në shenjë proteste për mos reagimin ndaj kërkesave të ish-të perndjekurve.
Në deklaratën e tyre, gazetarët kanë kërkuar që në këtë tubim tu bashkëngjiten edhe qytetarët e Tiranës dhe më gjerë.
Gazetarët po ashtu do të protestojnë edhe për moslejimin e ushtrimit të profesionit të tyre nga ana e forcave të policisë që sigurojnë mbarëvajtjen e grevës së urisë.