E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish të përndjekurit hedhin poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me PS-në

Edi Rama nuk ka kërkuar falje për krimet e paraardhësve të tij politik, ka artikuluar teza kundër interesave të kësaj shtrese


Ish të përndjekurit politik e konsiderojnë si mashtrim përfshirjen si një alternativë përfaqësuese të kësaj shtrese në programin politik të Partisë Socialiste. Agim Musta si një prej shoqatave të ish të dënuarve politik, hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me këtë forca politike, pasi sipas tij, janë vetë ata që kanë artikuluar se janë kundër interesave të kësaj shtrese. “Kjo është vetëm një mashtrim politik dhe asgjë më tepër. Por, e kanë shumë të gabuar pasi vetë ata e kanë deklaruar haptazi se ne nuk kemi punë me ish të përndjekurit politik. Dikur kur ata ishin në ... ne kemi kontaktuar me ata dhe na e kanë thënë prerazi se ne nuk kemi punë me ju. Sigurisht që një gjë të tillë duhet të thoshin sepse baballarët dhe njerëzit e tyre ishin ata që na përndoqën dhe ata kurrë deri më sot nuk janë prononcuar për të dënuar krimet e baballarëve dhe njerëzve të tyre që kanë bërë ndaj shtresës së ish të persekutuarve politik”, u shpreh Musta. Në programin e tyre politik që socialistët prezantuan në Kongresin e fundit, dhe që u shtrua për diskutim në bazë, thuhet se kjo forcë politik do të bashkëpunojë me ish të përndjekurit politik dhe ish pronarët, për kompensimin si dhe integrimin e tyre ekonomik, politik dhe shoqëror. “E bëjnë për të mashtruar. Duan të gjejnë naivë për të besuar këtë. Ne s’kemi pse, sepse dëmshpërblimet tona kanë filluar tashmë dhe ne presim të likuidohemi plotësisht në bazë të ligjit të miratuar nga parlamenti shqiptar”, u shpreh më tej, Agim Musta, përfaqësues i shoqatës së ish të përndjekurve politik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›