E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-ja e shqetësuar për korrupsionin në Kosovë

PRISHTINE- Shefi i zyrës ndërlidhëse të KE në Prishtinë, Renzo Daviddi tha se Bashkimi Evropian mbetet i shqetësuar për përmasat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Në një intervistë për BBC-në, ai tha se qeveria kishte ndërmarrë disa hapa për luftimin e këtyre dukurive, por u kërkoi autoriteteve vendore që të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Z.Daviddi tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe para se të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

Zyrtari evropian shprehu besimin se mosnjohja e pavarësisë nga pesë shtete anëtare të BE-së nuk do ta rrezikojë perpektivën evropiane të Kosovës.
(bbc/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›