Reshjet, mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile, për monitorimin e situatës në veriperëndim të vendit

KESH: Ka rënie të ndjeshme të prurjejeve, shmanget rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjes
Intensiteti i reshjeve të ditëve të fundit ka bërë që disa zona në qarkun e Shkodrës, të ripreken nga përmbytjet. Në përgjigje të menjëhershme ndaj situatës, ministri i Brendshëm Lulzim Basha bëri të ditur se situata në Shkodër paraqitete emergjente për shkak të përmbytjeve. Shtabi i Emergjencave ka nisur evakuimet e banorëve që rrezikohen nga uji. Në këto orë të pasdites numërohen plot 1 280 ha tokë nga vetëm 500 ha që llogariten gjatë orëve të paradites. Ndër zonat më të rrezikuara ashtu si dy herët e kaluara, paraqitet fshati Obot, Dajc. Nga ana tjetër, KESH konfirmon se do të vijojë shkarkimet në kaskadën e Drinit, deri në normalizimin e situatës. “Shkarkimet do të vazhdojnë, por ka shenja të rënies së prurjeve”, u shpreh drejtori i KESH Muhamerr Stojku. “Shkarkimet në liqenin e Fierzës janë 700 metër kub për sekondë, prurjet në dy orët e fundit janë 1360 m kub/sek, dhe para tre orësh kanë qenë 1560 m kub/sek”, deklaroi Stojku. Ai konfirmoi se situata në Fierzë po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme pasi “kemi një rritje kuote 1 cm në orë në liqen. P Në HEC e Komanit, shkarkimet janë 1100 metër kub, dhe ka një rënie të kuotës 4-5 cm në orë. “Tani kuota maksimale 174. 12 dhe është vazhdimisht në ulje”- raporti Stojku. Situata është nën kontroll dhe prurjet anësore janë 500 metër kub për sekondë. Në liqenin Vau Dejës prurjet janë 220 metër kub për sekondë, shkarkimet janë 2000 metër kub për sekondë, “çka është dhe pika fundore”. Drejtori i KESH konfirmoi se do të monitorojë situatën në Fierzë, ndërsa shtoi se shkarkimet do të vazhdojnë në këto kuota në liqenin e Komanit dhe të Vaut të Dejës deri në rënien e nivelit të ujit. Nga ana tjetër vazhdon prodhimi maksimal i energjisë, 30 milionë kv/orë dhe se pajisjet punojnë me kapacitet maksimal.
...