Shkatërrohet fshatçe rruga e kalasë së Borshit - pikëpyetje për vijimin e investimeve
Kanë dalë në dritë fotot e para për publikun e gjerë, të shkatërrimit të një investimi të rëndësishëm, asaj të rrugës që të çonte në rrënojat e kalasë së vjetër të Borshit. E veçanta e denoncimit është fakti se shkatërrimi i rrugës është bërë thuajse fshatçe, është konsumuar shkatërrimi i një investimi të kryer ne kuader te projektit te jugut ne Borsh. Fotot nuk kanë nevoje per koment. Rruga kembesore qe lidh fshatin me kalane e Borshit ishte nje investim qe e kerkoi vete fshati para 3 vitesh dhe qe u realizua vjet. Ky investim me vlere afro 10 milion leke te reja u shkatërrua fshatçe dhe arsyeja e vetme duket se ka qenë veç vjedhja e telit të ndricimit. Autorët e ngarkuar për konsumimin e vjedhjes kane shqyer kalldrëmin ne rrugen pedonale qe te çon ne kala, e qe pritej të rriste numrin e turisteve ne fshatin Borsh e per pasoje edhe te ardhurat e banoreve.
Por per fat te keq, edhe reagimi nuk erdhi as nga komuniteti i fshatit e as nga Komuna Lukovë, kështu që mbetën veç reagimet e veçuara të ambientalistëve-turistë, të cilët edhe kanë shpërndarë fotot e shkatërrimit makabër. Vlen të përmendet fakti se Komuna Lukove ka edhe polici komunale, por per fat te keq, s’është vepruar fare per mbrojtjen e vlerave turistike e kulturore te komunitetit te zones.
Gjithe kjo histori ngre pikepyetje jo veç për dëmin e këtij investimi, por edhe për rrezikun që ai të shërbejë si precedent për “nevoja” të tjera të vogla të fshatrave të tjera ku janë kryer investime të buxhetit të shtetit, të Bankës Botërore apo të donatorëve të tjerë ndërkombëtarë. Pyetjet vërtiten rreth; nevojes së investimeve publike ne komunitete qe nuk ruajne vlerat kulturore-turistike te tyre, aftesise së pushtetit vendor per te ruajtur dhe promovuar vlerat turistike, si edhe ofertës turistike qe ofrojnë komunitetet vendore. Ndoshta nevojiten edhe ndërhyrje të tjera ligjore që të shmangen rastet kur qeveria qendrore investon per gjithe infrastrukturen rrugore dhe për rruget e aksesit ne plazhe, por që mbeten ende pune per te kryer lidhur me trajtimin e mbetjeve urbane e ujrave te ndotura, si edhe edukimin e komunitetit per te ruajtur vlerat mjedisore, turistike dhe kulturore te zones.