E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit, lista me emrat që nuk përfitojnë dëmshpërblim

Ministria e Drejtësisë pas shqyrtimit të dosjes iu kthen përgjigje negative. Cilët janë ata dhe të dhënat zyrtare që janë publikuar nga ministria

Laureta Rryçi

Tiranë - Jo të gjithë ish-të përndjekurit që kanë aplikuar për dëmshpërblim mund ta përfitojnë atë. Pas disa muajsh shqyrtim të dosjeve të depozituara në ministrinë e Drejtësisë janë dhënë dhe vendimet e para negative mbi këto kërkesa. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë emrat e ish-të përndjekurve që nuk do të përfitojnë nga ligji i dëmshpërblimit. Grupi i specialistëve i ngjitur pranë këtij dikasteri posaçërisht për verifikimin e dokumentacionit ka gjykuar se këta aplikues për arsye të ndryshme nuk mund të jenë pjesë e përfituesve.
Përgjigjet
Pas gjithë këtyre muajve, Ministria e Drejtësisë tashmë i ka përpiluar emrat e parë që do të përjashtohen nga skema e dëmshpërblimit. Sipas specialistëve me këto dosje janë marrë për një kohë të gjatë, mirëpo si për mungesë dokumentacioni ashtu edhe për mos plotësim kriteresh ato nuk mund të përfshihen në dëmshpërblim. Pas marrjes së këtij vendimi, të gjithë këta aplikues do të njoftohen zyrtarisht nga institucioni shtetëror dhe dosjet do të mbyllen në mënyrë përfundimtare. Në secilën përgjigje do të ketë dhe shpjegim e argumentuar se përse nuk mund të përfitojnë nga ky proces.
Ndryshimet
Ndërsa këta persona kanë marrë përgjigje negative, të tjerë pritet t’i shtohen skemës së dëmshpërblimit pikërisht falë ndryshimeve që iu bënë ligjit. Iniciativa më e fundit ligjore që ndërmorën ligjvënësit solli ndryshime në nenin 19 i ligjit ekzistues duke ndryshuar kështu afatin e aplikimit. Ish të përndjekurit politikë do të kenë të drejtë të aplikojnë për të përfituar dëmshpërblimin financiar deri në datën 1.7. 2009. Me ligjin që ishte në fuqi të përndjekurve iu humbiste e drejta për aplikim pas datës 12 dhjetor të vitit të kaluar. Ndryshimet shërbyen gjithashtu për zgjerimin e kategorive që përfitojnë dëmshpërblim. Në ligjin ekzistues pikërisht në nenin 8 ishte parashikues që përfitues të dëmshpërblimit të jenë rrethi familjar ku përfshihej paraardhësit, bashkëshortja dhe fëmijët. Ndërsa në ndryshimet e propozuara tani mund të përfitojnë dhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e ish-të përndjekurit, në ato raste kur ky nuk ka pasur bashkëshorte dhe fëmijë. Pikërisht kjo kategori pritet të nisë aplikimi gjatë këtyre ditëve, pasi kërkesat në Ministrinë e Drejtësisë ishin paraqitur dhe vitin e kaluar, mirëpo nuk ekzistonte baza ligjore që ata të cilësoheshin si përfitues. “Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen, pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, paraardhësit, bashkëshortja, pasardhësit. Në kuptimin e këtij ligji, për personat që nuk kanë familjarë sipas përcaktimeve të pikës së parë të këtij neni, familjarë do të konsiderohen dhe vëllezërit e motrat e tyre, si dhe fëmijët e këtyre vëllezërve dhe motrave. Familjarët në shkallë të parë, sipas Kodit Civil, përjashtojnë familjarët e tjerë”, -shkruhet në ligjin e miratuar tashmë nga kuvendi.

Lista

Ibrahim Haxhi Hike Koka 1/1/1900 Lami Madh-Burrel Dënim Kapital E papërcaktuar 4904 1/4/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Abdulla Muho Xhane Jonuzi 15/7/1930 Golem, Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 12657 25/7/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Behije Zeneli Zyfli Toro 7/2/1920 Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 7085 9/4/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Bjeshkë Dedë Mrikë Sheja 16/7/1895 Theth Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12712 28/7/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Hekuran Nuredin Halime Shateri 14/10/1921 Fier Dënim Kapital E papërcaktuar 8443 25/4/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Staf Sefer Lushe Bushi 3/4/1894 Hotesh Dibër Dënim Kapital E papërcaktuar 12624 24/7/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Niko Pando Antigoni Xoxi 15/1/1906 Korçë Dënim Kapital E papërcaktuar 7702 16/4/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Kasëm Avdul Mine Zhupa 1/1/1923 Kopaçez Sarandë Dënim Kapital E papërcaktuar 12409 18/7/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Naun Filip Urani Bidoshi 4/3/1920 Kavajë Dënim me Burg E papërcaktuar 12695 28/7/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Ali Hasan Fatime Tahiri 30/7/2008 Dënim Kapital E papërcaktuar 12694 28/7/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Mehmet Hasan Fatime Tahiri 30/7/2008 Përmet Dënim Kapital E papërcaktuar 12693 28/7/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Zenel Ibrahim Xharie Lleshi 8/4/1929 Mat Dënim me Burg E papërcaktuar 1339 20/2/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Ilahmi Tahmaz Fatime Rrustemi 20/7/1927 Gjirokastër Dënim Kapital E papërcaktuar 2127 29/2/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Sheqere Isuf Gonxhe Bejtja 13/3/1935 Krujë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11717 26/6/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Mehmet Mahmut Ferije Doda 20/3/1918 Mat Dënim Kapital E papërcaktuar 1117 26/3/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Ramadan Caush Hava Bushi 21/4/1921 Lushnjë Dënim Kapital E papërcaktuar 605 12/2/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Sulo Cuf Pashe Ferlushkaj 26/5/1890 Mali i Zi Dënim me Burg E papërcaktuar 1096 18/2/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin
Beqir Eqerem Fejzize Omari 13/3/1932 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 1114 18/2/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Neshat Shero Shane Muja 1/1/1920 Korçë Dënim Kapital E papërcaktuar 586 8/2/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Murat Sadik Othane Taullaj 5/8/1897 Përmet Dënim Kapital E papërcaktuar 6560 4/4/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Adem Ferhat Vahide Bektashi 1/1/1921 Kosovë Dënim Kapital E papërcaktuar 50 4/2/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Muharrem Dane Farushe Rrapaj 31/12/1910 Fier Dënim Kapital E papërcaktuar 388 8/2/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Bektash Tajar Xhemile Sinaj 23/9/1947 Mallakastër Dënim me Burg E papërcaktuar 1278 19/2/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Sabit Xheladin Isnije Isufaj 15/2/1925 Fier Dënim Kapital E papërcaktuar 226 6/2/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Llesh Pjeter Dila Tusha 1/3/1928 Mirditë Dënim me Burg E papërcaktuar 6576 4/4/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Jorgo Andoni Evdhoksi Lezo 31/3/1935 Sarandë Dënim Kapital E papërcaktuar 627 12/2/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Ibrahim Caf Sebije Burgaj 13/3/1921 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 305 7/2/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Belul Fejzo Nasibe Kotorri 15/10/1914 Gramsh Dënim Kapital E papërcaktuar B-10 6/2/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Hasan Shaban Sheme Hoti 20/4/1909 Mali i Zi Dënim Kapital E papërcaktuar 393 8/2/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Miftar Ismail Reme Jangulli 1/10/1956 Bulqizë Dënim Kapital E papërcaktuar 236 6/2/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Isuf Tahir Refiko Cela 15/6/1904 Pogradec Dënim Kapital E papërcaktuar 6584 18/6/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Sefer mete File Sherollari 13/12/1912 Përmet Dënim Kapital E papërcaktuar 369 8/2/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Veledin Nexhip Pashko Velo 1/1/1923 Vlorë Dënim Kapital E papërcaktuar 7844 17/4/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Ekuran Nexhip Xhibe Peshkepia 29/6/1922 Korçë Dënim Kapital E papërcaktuar 243 6/2/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Memo Çelo Hane Raku 5/6/1889 Golem Tepelenë Dënim Kapital
Vatë Gjelosh Lulë Zelna 15/6/1917 Theth Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 12818 31/7/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Myfit Bektash Sherife Hibo 15/3/1950 Bilisht Dënim me Burg E papërcaktuar 12872 4/8/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Hasan Fehim Mahmude Malellari 2/4/1925 Pogradec Dënim Kapital E papërcaktuar 12876 4/8/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Xhemal Hajrullah Hava Murrizi 1/3/1889 Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 12946 6/8/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Hider Dyl Ruke Dyli 8/7/1916 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 12965 7/8/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Ahmet Manxhar Begzo Hoxha 12/2/1940 Kolonjw, Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 12955 7/8/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Ali Besim Irhie Zerja 31/12/1914 Korçe Dënim Kapital E papërcaktuar 13056 12/8/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Haki Sadik Nazlije Turtulli 6/4/1915 Trebinje, Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 13125 14/8/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Adriatik Alit Myzejen Kadilli 29/5/1930 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 13081 12/8/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Osman Abdulla Hatixhe Kazazi 9/7/1917 Tiranw Dënim me Burg E papërcaktuar 13082 12/8/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Xhemal Dajlan Rahime Malkaj 14/5/1912 Drizar, Fier Urdhër nga Hetuesia E papërcaktuar 13084 12/8/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Rakip Ramadan Nuk ka të dhëna Lalaj 22/2/1904 Buzhmadhe Dënim Kapital E papërcaktuar 13087 12/8/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Zyedin Shyqyri Zylfie Kurti 5/12/1921 Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 13100 13/8/2008 Njoftim Negativ (mbi Kërkuesin)
Koço Llambro Sose Vjeri 1/1/1916 Sarandë Dënim Kapital E papërcaktuar 13184 18/8/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Ali Besim Irhie Zerja 30/11/1914 Korçë Dënim Kapital E papërcaktuar 13056 12/8/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)

21 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›