E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia mbjell 500 mimoza për Parkun Kombëtar të Liqenit



Bashkia e Tiranës ka mbjellë 500 pemë të tipit mimoza, pranë Parkut Kombëtar të Liqenit Artificial. Bashkia e Tiranës ka nisur procesin e transformimit tërësor dhe rivitalizimit të tij, duke e kthyer atë në një park të standardeve evropiane. Falë këtij projekti, Parku do të mund të shfrytëzohet nga të gjithë, duke i kthyer atij vlerat dhe kryesisht shtimin e sipërfaqes së gjelbër, gjë e cila synohet të arrihet përmes shtimit të florës së Parkut e mbjelljes së mijëra pemëve të reja, në të gjithë sipërfaqen e tij. Janë 500 pemë të tjera mimoza që i shtohen këtij parku, në sajë të aksionit të Punëtorëve të Ndërmarrjes Nr. 1 të kryeqytetit. Gjatë procesit të mbjelljes së pemëve ka marrë pjesë edhe Kryebashkiaku, Edi Rama. “Qytetarëve të Tiranës u them se këto përpjekje që ne po bëjmë për parkun e Liqenit, janë vetëm një pjesë e një përpjekjeje të mëdha që do ta konkretizojmë me qeverinë që do të dalë pas fitores së 28 qershorit. Kjo, duke investuar të gjithë atë fond që kemi siguruar nga miqtë tanë kuvajtianë dhe që kjo qeveri e pengon, thjesht dhe vetëm për qëllim elektorale e duke bërë që të transformohet hapësira rreth liqenit dhe i gjithë ky mjedis të kthehet në një model të ekuilibrit të qytetit me natyrën”, - u shpreh Rama.

21 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›