Shfaqet Zidan, "cmendet" Afrika e Jugut
"Zizu, je nje legjende!" Thirrja e forte vjen nga nje djalosh, qe ndodhej mes nje grumbulli njerezish, qe ishin mbledhur ne nje qytet te Afrikes se Jugut, per te pare Zinedin Zidan, i cili luante ne nje ndeshje, me pese futbolliste, ne nje turne mini-futbolli. Ikona franceze shfaqej i qete dhe i rrethuar nga kater truproje, pas ndeshjes dha autografe per qindra njerez qe e prisnin tek porta. "I tille eshte Zizu, nuk flet shume". Qe pas terheqjes nga futbolli, Zidan eshte shfaqur shume rralle para publikut dhe ka dhene pak intervista. Ish ylli i Realit te Madridit, per elegancen e rralle qe paraqiti ne fushen e blerte, ka mbetur ne memoriet e miliona njerezve. Njeriu qe i dha krenari Frances ne boterorin e vitit 1998 theksoi se vendet afrikane do te kete nje shans te mire, ne vitin 2010, kur te zhvillohet boterori, per te krijuar nje imazh pozitiv para pjese tjeter te botes. "Afrika e jugut eshte nje vend shume i bukur", - tha Zizu. "Jam i impresionuar shume. Boterori do te jete nje mundesi e mire, per kete vend dhe per te gjithe vendet e tjera afrikane, qe te provojne zotesite e tyre. E kam provuar, se c'pergjegjesi e madhe eshte per nje lojtar, kur luan me fanellen e ekipit kombetar", - theksoi Zinedin Zidan.